AKUZA/Arrestohet bashkëshorti i ministres së Ramës

AKUZA/Arrestohet bashkëshorti i ministres së Ramës

155
0
Shares

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, i cili është bashkëshorti i Besa Shahinit, ministres së Arsimit.

Kujtojmë që  kurorëzimin, çifti e bëri   në Tiranë vetem disa jave me parë.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY