Një burrë bie në lumin e Bistricës, e shoqëronte djali i tij...

Një burrë bie në lumin e Bistricës, e shoqëronte djali i tij 15-vjeçar

79
0
Shares

Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës pasditen e së dielës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur  rreth orës 17:40. Shtetasi me iniciale A.Sh, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

Siç bën me dije policia, 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar në momentin e ngjarjes. Ky i fundit ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia ka nisur kërkimet prej ditës së djeshme por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit.

Po punohet për gjetjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY