Një 14-vjeçar është përplasur nga autobusi i linjës Shkozë-Unazë-Qendër.
Autobusi me targa TR 7122 me drejtues shtetasin me iniciale A. K., ka aksidentuar fëmijën 14-vjeçar E. B. Aksidenti ka ndodhur në Bulevardin Zhan D’Ark, afër Ministrisë së Jashtme.
I aksidentuari është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes
Shoferi i autobusit ka deklaruar se adoleshenti i ka prerë rrugën duke e bërë të pamundur devijimin e mjetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...