VIDEO/Piloti hero ul avionin pa rrotat e para, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

VIDEO/Piloti hero ul avionin pa rrotat e para, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

143
0
Shares
Myanmar National Airlines made an emergency landing on its nose after its gear failure, according to a statement released on its facebook page.

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Myanmar ku një avion me 89 pasagjerë në bord ka arritur të shpëtojë mrekullisht pa lëndime.

“Myanmar Airlines Flight 103” pësoi një defekt serioz dhe piloti, Myat Moe Aung arriti që nëpërmjet procedurave të emergjencës të ulë me kujdes avionin vetëm me rrotat e pasme.

Piloti hero arriti të shpëtonte të gjithë pasagjerët pa shkaktuar lëndime apo viktima. Pamjet e filmuara tregojnë më së miri pozicionin që ka marrë avioni pas uljes së pazakontë.

Piloti bëri një punë të madhe,” tha Win Khant, ministri i transportit i Myanmar, për Reuters.

Ulje emergjente e së dielës vjen disa ditë pasi një aeroplan tjetër në Myanmar u rrëzua në pistë. Të paktën 17 persona u plagosën më 8 maj, kur aeroplani i “Biman Bangladesh Airlines” u tërhoq gjatë një uljeje në erëra të rënda, duke dëmtuar avionin dhe pasagjerët në bord.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY