DETAJE/I shpëtoi mrekullisht atentatit, shënjestra është person i rrezikshëm i dënuar dy...

DETAJE/I shpëtoi mrekullisht atentatit, shënjestra është person i rrezikshëm i dënuar dy herë

147
0
Shares

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i djeshëm në Vlorë ndaj Romario Alirajt, i cili shpëtoi mrekullisht.

Shënjestra e atentatit të djeshëm në Vlorë ka qënë arrestuar më parë nga Policia për mashtrim dhe trafik droge. Detaje këto që hedhin dyshimet në pistën e hakmarrjes ndaj pazareve të prishuara.

Atentati që iu bë të premten Inez Hajrullait, sipas Policisë, dy shohet se mund të jetë kryer nga katër persona, të cilët ndodheshin në brendësi të automjetit tip “Land Rover”, me ngjyrë të zezë.

Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë vitin e kaluar në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. 26-vjeçari është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar dhe njihet si person me rrezikshmëri.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçari Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin “Ini”, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullait, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”.

Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale që janë ende të pazbardhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY