Integrimi i vendeve evropiane në kuadër të BE-së duhet të pezullohet, ka thënë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, në një intervistë për Die Welt.
Gauck tha se pauza është e nevojshme për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme.
“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë”, u shpreh Gauck.
Presidenti i Gjermanisë tha se, “nuk është e lehtë për shumë njerëz që të jetojnë në Europën e bashkuar dhe botën e globalizuar. Jo të gjithë e ndjejnë veten si qytetarë të botës. Njerëzit kanë nevojë për shtëpi, atdhe. Ata duan të ndjehen se i përkasin diçkaje”, shtoi ai më tej.
Gauck tha se, “Para së gjithash është e nevojshme për të bindur popujt e shteteve të BE-së se Europa e bashkuar qëndron fort mbi lirinë, demokracinë, paqen dhe vlerat e sundimit të ligjit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/