Rama pyetet per masakrimin e sekretarit organizativ te PD, jep pergjigje prej...

Rama pyetet per masakrimin e sekretarit organizativ te PD, jep pergjigje prej ushtaraku

95
0
Shares

Kryeministri Rama tha gjatë konferencës për shtyp se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët të cilët i kanë kërkuar të përdornin forcën ndaj opozitës.

Por Rama në mesazhin e tij u shpreh se maxhoranca nuk është si paraardhësit e tij, që nga godina e qeverisë urdhëruan t’i merrej jeta protestuesve.

Nga ana tjetër, them këtë se kam pasur shume mesazhe të shqetësuar nga imazhet skandaloze që u transmetuan dje, e një grupi të dalë jashtë kontrollit, dhe që synojnë të nxjerrë jashtë kontrollit Shqipërinë, njerëz që ankoheshin tek unë; ‘pse nuk kundërveproni me forcë, pse nuk i fusni në burg,,”, duhet ta them shumë qartë, ne nuk jemi ata dhe s’do jemi kurrë.

Nuk kemi ardhur në qeveri që të bëjmë atë që bënin ata kur e thash, nga kjo godinë merrnin jetë njerëzish të pafajshëm, ndërkohë që ata janë të fajshëm, por natyrisht, nuk mund të shkojë mendja që mund të meritojnë plumbi, por ndëshkimin nga drejtësia dhe ligji. Por mund të them që karriera e tyre s’ka më shans të vazhdojë”, ka thënë ai

Kryeministri ka folur dhe për goditjen ndaj Sahit Dollapit, teksa tha se në vende të tjera të Europës ai do ta kishte pësuar me keq.

“Nuk do kishin goditur me shkop gome dike që i  iku policisë më vrap. Dikush që ikën me vrap ka një arsye, dhe më lejoni t’ju them se në vend me demokraci më të konsoliduar se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq.

Të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë e nën gurë e nën një presion shtazarak për 7 orë, duke qenë në uniformën e policisë së shtetit nuk është gjëja me e kollajshme për të pasur qetësi në çdo moment.

Unë i mirëkuptoj dhe ata të dy punonjës policie që bënë një veprim të tepër, por të tepërt duke e gjykuar në nga ekrani. Ama turp më të madh, hipokrizi më të madhe dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët sesa atë incident në aspektin teknik dhe etik të policisë, ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte policia shkaktare e asaj që pamë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY