Rama tregon kur largohet nje kryeminister por nuk permend vjedhjen

Rama tregon kur largohet nje kryeminister por nuk permend vjedhjen

76
0
Shares

Edi Rama është pyetur për qëndrimin e presidentit Meta ne lidhje me thirrjet e tij per dialog.

Por Rama ka thënë gjatë fjalës së tij se i qan hallin Presidentit në kohë protestash.

Kryeministri ka thënë se nuk do donte të ishte në vendin e Ilir Metës.

“Sa i takon Presidentit, në kohë protestash unë  ia qaj hallin, shoqërisht, miqësisht, politikisht jo se është jashtë kapacitetit tim për të kuptua situatën e tij.

Nuk doja të isha kurrë në vendin e tij, për këtë arsye mendoj se ka shumë të drejtë që nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë çështje”, ka thënë shefi i qeverisë.

Kërcënimi

Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për cenimet që ka marrë ambasadori i OSBE-së, teksa tha se dhuna ndaj tij ishte kriminale.

“Natën, është kërcënuar ambasadori i OSBE, menjëherë pas një deklarate shumë të qartë, që foli për organizatore për dhunë kriminale… Pra kur OSBE bën këtë deklaratë, duhet të pyesim të gjithë vetës: a jemi të vetëdijshme se çfarë është kjo?! Dhunë kriminale e pashembullt.

Nuk ka ndërkombëtare që të ulen dhe të bëjnë një pakete për të negociua me këta… Nuk ka. Ça do negociosh? Në sytë të ndërkombëtareve, por për mua dialogohet patjetër, por negociojmë mandatin? Ata mendojnë se jemi si ata? Që mandatin e marrë nga qytetarët e konsiderojnë një leckë?

Do të ishte shumë më normale që një kryeministër të mendonte edhe të largohej, jo unë, por një kryeministër, në kushte kur ka një problem të brendshëm kur nuk garanton dot mbështetje brenda grupit të vet, që lidhet gjithnjë me integritetin e mandatit.

Po ku ka Kryeministri, unë jo e jo, por në botë, që të mendojë se mund ti bëjë vendit dëmin e jashtë zakonshëm ti bëjë vend një precedenti të tillë”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY