Përfundon takimi, Merkel “i bie shkurt”: Kujdes 5 prioritet që ju ka...

Përfundon takimi, Merkel “i bie shkurt”: Kujdes 5 prioritet që ju ka vendosur KE… Rama zotohet…

58
0
Shares

Ajo që pritej të ishte një konferencë e përbashkët shtypi prej kancelares gjermane Angel Merkel dhe kryeministrit shqiptare Edi Rama, ishte vetëm nga një deklaratë për mediat prej dy krerëve të qeverisë.
Dhe në këtë deklaratë për mediat, Merkel “i ra shkurt” dhe i kujtoi Ramës, përmbushjen e 5 prioriteteve që KE i ka vendosur Shqipërisë për çeljen e negociatave…, duke “shtuar nga vetja” edhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në vitin 2017.
Nga ana e tij, Rama, megjithëse “i ra pak më gjatë” se Merkel, nuk bëri gjë tjetër, veçse “falënderoi” Merkel, për kujtesën e 5 priorteteve, dhe u zotua se do të punojë fort për ti përmbushur ato.

Angela Merkel

“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj kombëtare.
 Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe aleate e NATO-s. Vitet e fundit është shndërruar dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në reforma dhe do ti vazhdojë ato në të ardhmen.
KE ka përmendur 5 prioritete dhe po ndjek përmbushjen e reformave nga ana juaj.
Për marrëdhëniet dhe zhvillimet e deritanishme kemi mbështetur duam të mbështesim Shqipërinë ndaj edhe kemi dërguar EURALIUS, për reformën në drejtësi që duhet ët bëhet realitet, sikurse edhe lufta kund krimit dhe korrupsionit.
Shqipëria duhet të punojë në përputhueshmëri me rekomandimet e OSBE, për zgjedhjet e ardhshme”.

Edi Rama

“Faleminderit për ftesën në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Faleminderit që me gjithë angazhimin, keni gjetur kohë të më prisni tri herë në këto vite.
Shqiptarët kudo në rajon, ju janë mirënjohës për mbështetjen.
Në rajon ka faktorë që mund të shfrytëzojnë çdo lëkundje mes Shqipërisë dhe BE.
Procesi duhet ët jetë i ndershëm.
Shqipëria nuk kërkon asgjë të pamerituar, për sa i përket integrimit në Europë.
Detyrat ndaj nesh, nuk janë barrë nga të huajt, por një detyrë që na e kanë lënë të parët tanë.
Jam krenar që gjendem krah jush, sepse e kemi shkruar në kartën tonë kushtetuese, këtë detyrë të rëndësishme të integrimit tonë evropian.
Shqipëria e mirëkupton plotësisht kushtin që shoqëron rekomandimin për çeljen e negociatave në rrugën integrimit europian, ligji Vetting-ut dhe 5 prioritetet.
Ju shpreh bindjen time, se jo vetëm Shqipëria dhe rajoni ka nevojë për BE, por edhe BE ka nevojë për ne dhe rajonin.
Ju garantoj se do të punoj fort në të ardhmen për të realizuar objektivat tona, Shqipëria anëtare e BE”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY