Mediat botërore, jehonë protestës së opozitës: Shqiptarët kërkojnë largimin e një qeverie...

Mediat botërore, jehonë protestës së opozitës: Shqiptarët kërkojnë largimin e një qeverie të korruptuar

78
0
Shares

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë. Prestigjiozet ndërkombëtare “New York Times”, “Associated Press”, “Washington Post” kanë kujtuar se protestat e opozitës mbahen për largimin e qeverisë.

“Përleshjet me Policinë në protestën e opozitës shqiptare”, ishte titulli i gazetës amerikane “Washington Post”, që njoftonte publikun në Shtetet e Bashkuara në lidhje me demonstratën e sotme. Duke iu referuar agjencisë amerikane të lajmeve “Associated Press”, “Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare, të shtunën, u përleshën me Policinë në një tubim antiqeveritar për të protestuar ndaj një kabineti te korruptuar dhe joefikas, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, “Zëri i Amerikës” ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e Rendit dhunojnë dhe arrestojnë më pas Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

“Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para Parlamentit Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën antigaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, Kryeministri dhe Parlament, gjatë protestës së opozitës”, shkruan VOA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY