Studiuesi dhe historiani Kastriot Dervishi, ka vijuar me publikimin e dokumenteve të tjera, që tregojnë pse Nexhmije Hoxha, ishte anëtare e Partisë Fashiste.
“Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte ‘sjellje të mira politike dhe morale’.
Në ditët e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë”, shkruan dhe paralajmëron Kastriot Dervishi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/