“Shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjerin”, këngëtarja me famë botërore e zhgënjyer

“Shqiptarët nuk mbështesin njëri-tjerin”, këngëtarja me famë botërore e zhgënjyer

139
0
Shares

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka qënë gjithmonë në krahë të shqiptareve, sikurse nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj.

Por këngëtarja me famë botërore, në videot e fundit të publikuara në Instagram, ka kritikuar shqiptarët.

Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit.”

“Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija.”

“Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin.”, tha këngëtarja shqiptare.

Në fund ajo tha se i dhemb kur sheh fansa shqiptar duke thënë gjëra të këqija për të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY