Basha: Shqipëria me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë, PD do të...

Basha: Shqipëria me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë, PD do të marrë përgjegjësitë e saj për integrimin

69
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përshëndetur konfirmimin e mbështetjes së Gjermanisë, ndaj Shqipërisë, në rrugën e integrimit.
Duke e quajtur me fat këtë mbështetje, Basha ka shprehur vendosmërinë e popullit shqiptar për përqafimin e vlerave europiane, përballë luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe drogës, ndërsa ka konfirmuar edhe marrjen e përgjegjësive nga ana e PD-së, për përmbushjen e detyrimeve në rrugën e integrimit drejt BE-së.
“Shqipëria është me fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë.
Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën, korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre.
Partia Demokratike dhe unë do të marrim përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në drejtësi”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY