Përleshje mes deputetëve në Parlament, disa të plagosur, 1 largohet me barelë

Përleshje mes deputetëve në Parlament, disa të plagosur, 1 largohet me barelë

114
0
Shares

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje seanca plenare në parlamentin e Hong Kon-ut këtë të shtunë.

Sherri filloi lidhur me ndryshimet e planifikuara në ligj ku të dyshuarit lejohet të dërgohen në Kinë për gjykim.

Politikanët hipën mbi tavolina, mes një numri të madh gazetarësh, në përpjekje për të marrë kontrollin e mikrofonit në foltore.

Disa ligjvënës u plagosën dhe njëri prej tyre u dërgua në spital me ambulancë.

Ligjvënësi demokrat Gary Fan u rrëzua dhe u largua nga Parlamenti me një barelë.

Kritikët besojnë se ndryshimet e propozuara në ligj për ekstradim dëmtojnë liritë e Hong Kong.

Por autoritetet thonë se duhet të bëjnë ndryshimin në mënyrë që të mund të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY