I grabitën 60 mijë euro tregtarit në Peqin, 3 në pranga, 1...

I grabitën 60 mijë euro tregtarit në Peqin, 3 në pranga, 1 në kërkim

166
0
Shares

Uniformat blu kanë vënë në pranga 3 persona, mes tyre edhe një grua, për grabitjen e një banesë në Peqin, duke marrë rreth 60 mijë euro.

Të rinjtë me iniciale B.H., 30 vjeç,  M.Ll., 27 vjeç, banues në Peqin dhe  E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit me iniciale S.Z.,   në datën 08 maj.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z.,  një sasi të kosiderueshme parash,”-raporton policia.

Ndërsa është shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes 19-vjeçari me iniciale S.I.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY