Zona më e njohur turistike e Korçës prej tre ditësh pa ujë...

Zona më e njohur turistike e Korçës prej tre ditësh pa ujë të pijshëm

97
0
Shares

Prej tre ditësh, fshati turistik i Dardhës vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak janë bërë punimet në rrugën Boboshticë-Dardhë, të cilat kanë dëmtuar tubacionin kryesor të ujësjellësit. Ndërsa bizneset janë detyruar të anulojnë prenotimet e fundjavës.

Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit ka lënë pa ujë prej tre ditësh fshatin turistik të Dardhës. Nga punimet që po kryhen ne segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë për vendosjen e mbrojtësve anësore është çarë tubacioni kryesor që furnizon fshatin me uji të pijshëm.

Kompania që zbaton projektin e rrugës nuk ka marrë përsipër riparimin e rrjetit të dëmtuar, çfarë ka detyruar banorët dhe bizneset të ndërhyjnë vetë për të zëvendësuar tubat e ujësjellësit.

Mungesa e ujit të pijshëm ka penalizuar dhjetëra biznese dhe bujtina që operojnë në fshat, të cilët kanë qenë të detyruar të anulojnë prenotimet e fundjavës.

Ujësjellësi që furnizon Dardhën është ndërtuar një shekull më parë. Prej disa vitesh, banorët e saj dhe bizneset e menaxhojnë vetë furnizimin me ujë, duke mos pranuar menaxhimin nga ndërmarrja përkatëse e bashkisë./ABC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY