BUJAR NISHANI/Vitin që vjen dy sfida: Zgjedhjet e lira dhe lirimin e...

BUJAR NISHANI/Vitin që vjen dy sfida: Zgjedhjet e lira dhe lirimin e vendit nga kanabisi

79
0
Shares

Në pritjen e përvitshme të festës së pavarësisë, Presidenti Nishani theksoi gjatë fjalës së tij nevojën e realizimit shpejt të reformës në drejtësi, për reformën zgjedhore, për plotësimin e 5 prioriteteve nga ana e Shqipërisë si dhe në luftën kundër drogës.

Nishani tha se është e nevojshme edhe shpallja e pafajshme e viktimave të komunizmit.

“Funksionimi i konsoliduar shtetit ligjor, maturimi në politikbërje në standardin europian, ndërtimi i një kulture politike bashkëpunuese dhe konsensuale, përqendrimi në plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian për Shqipërinë dhe angazhimi më aktiv civil janë sfidat më aktuale të vendit. Hapja sa më e parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë hapi tjetër cilësor do të na çelë derën në udhën e gjatë të reformave edhe më të thella. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete të mëdha, zgjedhjet e lira dhe të ndershme që do të zhvillohen në qershorin e ardhshëm dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen. Në cilësinë e Presidentit të Republikës i ftoj të gjitha palët politike në vend që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore, një reformë kjo që do t’u përgjigjet zhvillimeve në vend. Duke korrigjuar defektet dhe konsoliduar infrastrukturën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhjet të cenura dhe të kontestuara”, tha Presidenti Nishani në pritjen që dha për nder të 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY