Këshilli i ministrave përcakton notën mesatare për vitin akademik 2019-2020

Këshilli i ministrave përcakton notën mesatare për vitin akademik 2019-2020

159
0
Shares

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë sot 22 vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e saj të tetë të mbledhjes së sotme, qeveria shqiptare me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, vendosi përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) për vitin akademik 2019-2020.

Në pikën dy të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, parashikohet një minimum mesatareje për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, ku për vitin akademik 2019-2020, do të jetë nota 6.5 (gjashtë pikë pesë).

Ndërkohë në pikën e pestë të këtij vendimi përcaktohet nota mesatare për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë për vitin akademik 2019-2020. Mesatarja e përllogaritur sipas këtij vendimi do të jetë nota 7.5 (shtatë pikë pesë).

Kujtojmë se vendimet e Këshillit të Ministrave (VKM-të), hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit të tyre në fletoren zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY