Prodhohet arma antidron

Prodhohet arma antidron

67
0
Shares

Kompania australiane DroneShield ka prezantuar armën portative anti drone. Ajo konsiderohet si një masë kundër droneve që fluturojnë atje ku nuk duhet. Por DroneGun thotë se nuk dëshiron të rrëzojë në tokë këta ‘avionë pa pilotë’.

Sipas prodhuesve të saj, qëllimi është kthimi në mënyrë vertikale në tokë, apo rikthimi i dronit andej nga ishte nisur.

Arma peshon 6 kilogram, dhe ka një rreze prej plot 2 km, duke përdorur përmasa të ndryshme rrezesh. Këto përmasa përfshijnë bandën e frekuencave 2.4 gigahertz dhe 5.8 gigahertz, si dhe GPS dhe GLONASS, sistemin rus të navigimit satelitor. Bateria e saj reziston për dy orë. DroneGun është pjesa e teknologjive antidronë të DroneShield, dhe është ndër të paktët që i bën dronët të paoperueshëm.

Më herët, kompania ishte fokusuar në ofrimin e dektetorëve të dronëve, nëpërmjët sensorëve akustik. “Ne regjistrojmë zhurmat në një zonë të veçantë, heqim zhurmat e sfondit nëpërmjet patentës teknologjike, dhe identifikojmë se çfarë lloj droni është”, thotë kreu i DroneShield James Walker, për Mashable.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY