HISTORIA/ Fati tragjik i Verës, nuses që u vra nga vjehrri

HISTORIA/ Fati tragjik i Verës, nuses që u vra nga vjehrri

117
0
Shares

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Zhejë të Kurbinit. Vjehrri ka qëlluar me sende të forta nusen e djalit deri sa i shkaktoi vdekjen. Viktimë e këtij krimi makabër ka mbetur 41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve, e cila punonte si sanitare në shkollën e fshatit.
E gjithë historia horror duket se ka si shkak konfliktin brenda në familje. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 05:00, në oborrin e banesës së familjes Tota, ku autori është Ndoc Tota, 75 vjeç, dhe viktima Vera Tota, 41 vjeçe. Nga të dhënat mësohet se fillimisht mes nuses dhe vjehrrit ka pasur një debat verbal, për motive ende të paqarta.
Por kjo nuk ka mjaftuar me kaq, pasi 75- vjeçari ka marrë një levë hekuri duke e goditur disa herë në kokë nusen e djalit të tij. Nga plagët e marra, ajo gjeti vdekjen e menjëhershme. Në momentin e krimit, dy fëmijët e viktimës si dhe vjehrra e saj kanë qenë në gjumë, ndërsa bashkëshorti, Arben Tota, po kthehej nga turni i tretë pasi punonte si efektiv i një policie private. Ka qenë ky i fundit që kur ka shkuar në banesë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, ka gjetur trupin e gjakosur dhe pa shenja jete të bashkëshortes së tij në oborrin e shtëpisë.
I tmerruar nga ajo çfarë ka parë, ai ka njoftuar menjëherë policinë e Kurbinit, pa e ditur se autori i krimit tronditës ishte pikërisht babai i tij.

Ekspertiza: Vdekja e 41-vjeçares nga goditjet e forta në kokë
Për të zbardhur ngjarjen, policia pritet të marrë në pyetje dhe bashkëshortin e viktimës, si dhe vjehrrën e saj. 41-vjeçarja Vera Tota ka lënë jetimë dy fëmijë, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 9 vjeç.
Akoma edhe më tragjike bëhet kjo ngjarje nisur nga fakti se 41-vjeçarja ishte rikthyer pak kohë më parë në fshatin Zhejë, pasi nuk kishte kush të përkujdesej për dy prindërit e moshuar të bashkëshortit të saj, pasi ishin zhvendosur për të jetuar në qytetin e Laçit.
Por, marrëdhëniet mes saj dhe prindërve të bashkëshortit duket se nuk kanë shkuar siç duhet, duke bërë që gjithçka të përfundojë me vrasjen e saj.
Trupi i pajetë i 41-vjeçares u dërgua në morgun e Spitalit të Laçit, ku u është nënshtruar kontrolleve të rastit nga ana e mjekësisë ligjore. Pas ekspertizës së kryer, bëhet e ditur se vdekja ka ardhur nga goditjet e forta në kokë me levën e hekurit. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar levën me të cilën është kryer krimi i rëndë.
Pavarësisht se në vendin ku ndodhi krimi ka shumë banesa të tjera, asnjë nga fqinjët nuk e ka parë ngjarjen, kjo duket iu referuar dhe faktit se gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe të gjithë kanë qenë në gjumë.

Nusja e tretë
Vera Tota, 41-vjeçarja që mbeti e vdekur nga dhuna e babait të bashkëshortit të saj, mësohet se ishte gruaja e tretë e Arben Totës.
Nga dëshmitë e fqinjëve të familjes në Zhejë, mësohet se marrëdhëniet e vështira mes prindërve të tij dhe dy bashkëshorteve të para të tij kishte bërë që ato ta braktisnin 45-vjeçarin Tota.
Sipas fqinjëve, dy nuset e para, por edhe e fundit që mbeti viktimë, kanë rënë pre e dhunës së ushtruar nga dy prindërit e moshuar.

Familjarët e viktimës: Dhunohej edhe nga vjehrra
Vrasja e 41-vjeçares Vera Tota ka shkaktuar jo pak tronditje në fshatin Zhejë të Kurbinit. Fqinjët e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë dhe ata tregojnë se kohët e fundit ajo punonte si sanitare në shkollën e fshatit.
Nga ana tjetër, fqinjët shprehen se mes viktimës dhe dy prindërve të bashkëshortit të saj kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Ndërsa familjarët e viktimës në dëshminë e tyre shkojnë më tej, duke thënë se 41-vjeçarja ishte viktimë e dhunës sistematike nga vjehrri dhe vjehrra.
Madje, ata rrëfejnë se viktima me bashkëshortin ishin larguar me shtëpi me qira në Laç, por tre muaj më parë ata ishin rikthyer, sepse nuk kishte kush të kujdesej për dy prindërit e moshuar të bashkëshortit të saj. Gjithashtu, 41-vjeçarja me bashkëshortin e saj rezultojnë se kanë jetuar për një periudhë kohe edhe në Greqi. Kjo pasi djali i tyre 10 vjeç mban si vendlindje Athinën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY