Nisin homazhet për nëntetaren Zarife Hasanaj, i ati me lot në sy...

Nisin homazhet për nëntetaren Zarife Hasanaj, i ati me lot në sy përkulet para trupit të saj

118
0
Shares

Ka nisur në orën 10 ceremonia e homazheve në ndërim të “Dëshmores së atdheut”, Zarife Hasanaj, që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni ushtarak.

Familjarët, miqtë dhe të afërm të saj kanë kaluar pranë arkivolit të saj. Në këtë ceremoni e cila është shtetërore kanë marrë pjesë dhe personalitete të larta.

Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

Dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të nëntetares. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 Maj 2019 shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY