FOTO/Krahasoi djalin e Harry-t me majmunin, prezantuesi i BBC e pëson keq

FOTO/Krahasoi djalin e Harry-t me majmunin, prezantuesi i BBC e pëson keq

93
0
Shares

Gazetari dhe prezantuesi i BBC-së Danny Baker u shkarkua nga puna pasi bëri një krahasim të pavend me beben mbretërore.

Ai krahasoi beben e porsalindur të çiftit Princ Harry-Meghan me një shimpanze. Shkak u bë një mesazh në rrjetin social “Twitter”, që më pas u fshi, ku shfaqej një foto e një çifti që mbante prej duarsh një shimpanze të veshur me rroba, e që shoqërohej me fjalët “Bebja mbretërore del nga spitali”.

Shefat ekzekutivë të BBC-së u shprehën se prezantuesi tregoi “një gabim tejet serioz në gjykim”. Statusin e tij, ai e quajti “një gabim të pafalshëm, dhe kërkoi ndjesë. “E mendova si një foto argëtuese, ndaj nuk ishte në kontekstin negativ”, u justifikua ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY