Komunisti Kastro ose “kali i seksit” me dhjetëra dashnore

Komunisti Kastro ose “kali i seksit” me dhjetëra dashnore

89
0
Shares

Kemi dëgjuar të thuhet shpesh se Fidel Kastro e përbuzte jetën luksoze, urrente pushimet pasi thoshte se janë ‘borxheze’, madje shpesh shprehej se nuk ka kohë për kënaqësi.

Pretendohej se jetonte në një kasolle peshkatarësh dhe e vetmja kënaqësi e tij ishin cigaret.

Madje revolucionari që urrente kapitalizmin thoshte se jetonte me një pagë prej 30 dollarësh në muaj.

Por realiteti ishte krejt ndryshe.

Sipas Daily Mail, Kastro ishte i fiksuar pas femrave dhe jetës luksoze.

Ai kishte 20 prona luksoze në Karaibe, përfshi një ishull privat që e vizitonte me jahtin e tij të bukur.

Njeriu që e shkoi jetën e tij duke shfryrë kundër kapitalizmit, jetonte vetë si një mbret.

Ekspertët perëndimorë thonë se “El Comandante” zhvaste fondet e ndërmarrjeve shtetërore, përfshi këtu edhe një minierë të vogël ari.

Kur revista Forbes e listoi atë si një prej “mbretërëve, diktatorëve” më të pasur në botë, ai insistoi se nuk merr më shumë se 30 dollarë pagë në muaj.

Por hipokrizia e tij doli në pah kur ish-truproja prej shumë vitesh, Huan Reinaldo Sançez shkroi një libër për jetën e tij sekrete, duke pretenduar se Kastro ka një pasuri që i kalon 100 milionë sterlina.

Në libër thuhet se teksa kubanët mezi sigurojnë bukën e përditshme, ai peshkonte në ujërat e kristalta të ishullit të tij privat, njësoj si Luigji XV.

Sançez thotë se ky ishull privat ishte si Kopshti i Edenit.

Miq të famshëm si Gabriel Garsia Markez e vizitonin në këtë ‘parajsë’.

Kastro lundronte drejt ishullit me një jaht 27 metra të gjatë, të mobiluar me dru të rrallë nga Angola.

Vila e tij kryesore në Havana kishte një fushë basketbolli, pishinë, xhakuzi dhe sauna.

Famëkeqja ‘Unit 16’0, ku thuhet se torturoheshin kundërshtarët e tij, ishte edhe vendi ku ishte fabrika sekrete e akulloreve e Kastros.

Jo vetëm kaq, aty ishte vendi ku ai takonte rregullisht dashnoret e tij.

Ai kishte nëntë fëmijë nga katër gra të ndryshme.

Mediat kanë raportuar se mes dashnoreve të tij janë emra të tillë si aktorja Gina Lollobrigida e deri tek një kërcimtare minorene, e cila thote se ai tymoste duhan edhe gjatë seksit.

Fiksimi i tij pas seksit i kishte dhënë nofkën “kali”.

Ai pëlqente femrat kubaneze të çdo ngjyre dhe prejardhje.

Njëherë i tha një gazetari se fiksimi i tij pas seksit e kishte larguar nga Kisha Katolike.

Në Havana thuhej se sa herë bënte seks, ai i mbante çizmet veshur, pasi ‘armiqtë mund të godisnin nga momenti në moment’.

Edhe në moshë të thyer ai kishte dashnore.

Sançez thotë se ai përdorte viagra dhe dashnoret e tij të preferuara ishin përkthyeset dhe stjuardesat.

Në një rast, kur vizitoi Gjermaninë Lindore, Kastro u zhduk.

Markus Volf i sigurimit gjermano-lindor thotë se ai kishte shkuar në një bordello ilegale.

Kur hija e Kastros do largohet nga jeta e tyre, kubanezët shumë shpejt do e zbulojnë se çfarë rrengu të ndyrë u ka luajtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY