“Rama dha doreheqjen para 2 javesh, nje person e mbajti”

“Rama dha doreheqjen para 2 javesh, nje person e mbajti”

149
0
Shares

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Rama ka dhënë dorëheqjen përpara 2 javësh, por se është mbajtur nga një person.

Rama ka dhënë dorëheqjen përpara 2 javësh, mirëpo është mbajtur nga dikush. Nuk e di për çfarë ka dhënë dorëheqjen, për shkak të akuzave për korrupsion, koncesionet apo këto akuza kriminale. Rama është i vetëdijshëm që është kriminel i një populli”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi shtoi se Edi Rama është një kriminel që ka vrarë shpresën e shqiptarëve, me dështime thuajse në çdo fushë. Ajo tha se rrogat në Shqipëri janë të ulëta dhe prandaj rinia, shqiptarët largohen.

Shqiptarët largohen sepse nuk kanë shpresë në këtë vend. Një kryekriminel si Edi Rama  ka vrarë shpresën e shqiptarëve. Ai ka dështuar thuajse në çdo fushë. Rrogat janë skandal dhe prandaj ikin infermierët, mjekët. Koncesionet janë ata që grabisin paratë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY