Klevis Balliu rikthehet në protestën e Unazës: Rama nuk ka ndal dot...

Klevis Balliu rikthehet në protestën e Unazës: Rama nuk ka ndal dot as me burg

130
0
Shares

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i është bashkuar sërish sonte protestës së Unazës së Re, vetëm pak orë pasi fitoi sërish lirinë pas ndalimit që iu bë në protestën e dy ditëve më parë

“Mirëmbrëma heronj të Unazës. Më lejoni tju falenderoj nga thellësia e zemrës në emrin tim dhe të familjes sime për mbështetjen që me keni dhënë. Dua  të falenderoj kolegët e mi të Partisë Demokratike, si edhe kolegët e LSI.

Ju garantoj se për ju janë pak dy ditë por dy mijë ditë për kauzën tuaj.

Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes si Rebani Jaupaj  qsë shpejti do të bëhet hallvë, drejtori i Saimir Tahurit që kanabizoi vendin, Edi Rama dhe pinjollë e tij janë në ditën e tyre të fundit dhe kjo është arsyeja përse ata janë më të dhunshëm me qytetarët e vendit.

Por të jeni të garantuar që nuk ka burg që na ndal.

Nuk frikësohemi ne me arrestime. Vetëm Zoti mund të na ndalojë, por Edi rama dhe arrestimet e tyre na bëjnë më të fortë më te gjithë qytetarët shqiptarë.

Edvin siç e pe vetë ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mbajte një takim jo më të kesh bythë e të hysh të Unaza e re të prishësh shtëpitë.

Të ndëruar heronj të Unazës bashkë me mua u arrestuan edhe tre heronj të cilët iu përgjigjën si asnjëherë tjetër me një dhunë të inskenuar nga vetë Rama.

Tani do i bëj një thirrje çdo institicuoni ndërkombëtar që të ngrihen për këtë kryeministër që i kalon netët duke menduar si ti dhunojë qytetarët me FNSH apo me Forca Speciale.

Partia Demokratike udhëhiqet nga virtyte si drejtësia, si vlera dhe tradita e shqiptarit që është besa dhe PD i ka dhënë besën qytetarëve shqiptarë që do ti mbrojë ata nga dhuna e Edi Ramës dhe të jeni të sigurtë që çdo deputet i PD dhe koleg i joni do ti përballet dhunës.

Dhe të jeni të sigurtë që bashkimi ynë kombëtar që do të kulmojë në 11 maj do të jetë një urgan i pandalshëm që do të diskretitojë Edi Ramën dhe ata që i shkojnë pas.

Në këtë vend të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Rilindja nuk ka vend për të gjithë.

Këtu ka vend për patriotë që punojnë me djersën e ballit dhe jo për ata që kanë vjedhur shqiptarët.

Nuk ka vend këtu për ata që duan të sheshin tokat si tradhtari Edvinoviç

Ju bej thirrje të bashkohemi bashkë më 11 maj për t’iu treguar se këtu është fuqia juaj, se Edi Rama nuk është në orët e fundit por në sekondat e fundit’, tha Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY