‘Nuk ka më blu dhe të kuq’/ Basha: Më 11 Maj Shqipëria...

‘Nuk ka më blu dhe të kuq’/ Basha: Më 11 Maj Shqipëria është kuqezi

84
0
Shares

Nga qyteti i Mallakastrës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se jemi në prag të rrëzimit të klikës më kriminale qe ka njohur vendi në 30 vjet, në muzg të rregjimit më të korruptuar.

“Ndonëse në këtë shesh valëviten flamuj të PD ka edhe vëllezër e motra socialist mallakstriotë që nuk kanë gjë të përbashkët me rilindjen që i braktisi dhe i mashtroi. Edhe socialistët kanë të njëjtat halle si demokratët, paguajnë të njëjtat çmime të rritura, por janë dyfish të zhgënjyër se sollën në pushtet një njeri që e ndau pushtetin me krimin. 11 maji është parathënia për bashkimin më të madh të shqiptarëve, tek të cilët ka lindur shpresa dhe besimi se së bashku do të rrëzojmë Shqipërinë e frikës dhe do të ndërtojmë Shqipërine e shpresës.

Nuk ka më Shqipëri blu dhe Shqipëri të kuqe. Shqipëria kuqezi është bashkuar me PD. Me ne janë bashkuar edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë vendin dhe partinë e tyre nga uzurpimii krimit. Përballë në këtë betejë është Shqipëria e shumicës, e dhunuar, e varfëruar, përballë një Shqipërie të pakicës, që pasurohet në kurriz të Europës.

Sot, në Ditën e Europës, këto dy Shqipëri të shqiptarëve të shpunësuar, të tradhëtuar dhe të një grushti njerëzish që grabisin naftën mineralet, bregdetin, nuk rrinë dot bashkë. Njëra do të qëndrojë, tjetra do të largohet. Që Shqipëria europiane të qëndrojë, duhet që Shqipëria europiane të fitojë betejën e nisur më 16 shkurt: zotër në shtëpitë tuaja nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm ato do ta presin nyjen e qeverisë me krimin dhe oligarkët dhe do t’u japë shqiptarëve një qeveri, që punon për qytetarët.

Më 11 Maj në Tiranë të bashkohemi të gjithë për të larguar këta politikanë të korruptuar që janë bërë më të pasur me sheikët duke grabitur pasuritë e shqiptarëve, të realizojmë qeverinë tranzitore, pa kasapin e zgjedhjeve, pa Edi Ramën kryeministër”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY