Pesë deputetë të PS-së gati për kryebashkiakë, ja emrat e rinj që...

Pesë deputetë të PS-së gati për kryebashkiakë, ja emrat e rinj që i zëvendësojnë

125
0
Shares

Pasi Edi Rama njoftoi se këtë të shtunë do të shpallet lista me 61 kandidatët për kryebashkitë e vendit 5 deputetë të maxhorancës kanë vendosur të lënë Kuvendin për të garuar.

Bëhet fjalë për deputetët: janë Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Suli dhe Nuri Belbaj, të cilët do të lënë Kuvendin për të garuar për pushtetin lokal.

Mirëpo për të hyrë në garëne kryebashkiakëve, 5 deputetët e Partisë Socialiste do të duhet të dorëzojnë mandatet e tyre. Rrjedhimisht vendet vakante do të zëvedësohen me 5 emra të rinj nga listat shumëemërore të PS në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Sipas listës për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu pasohet në radhë nga Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit, tashmë të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Aktualisht Jaku mban postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në listën e qarkut të Lezhës, Flamur Golemi pasohet nga Artemis Dralo. Dralo aktualisht është zv.ministre për Europën dhe punët e Jashtme.

Ndërsa sipas listës së Pogradecit Xhakolli do të pasohet nga Ardit Konomi. Ky i fundit është drejtor i shërbimit spitalor në Korçë.

Sipas listës së Elbasanit, Nuri Belba, i cili do të garojë për bashkinë Përrenjas, do të pasohet nga Florenc Spaho. Spaho është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai gjithashtu mban postin e nënsekretarit organizativ për Elbasanin.

Nga ana tjetër Eljo Hysko, kryetari i FRESSH, është ai që pason emrin e Rakip Sulit, deputet i PS-së në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY