FOTO/Sherri nuk qenka mbyllur akoma, Olti Curri i kthehet keq Fjoralbës: Ndërro...

FOTO/Sherri nuk qenka mbyllur akoma, Olti Curri i kthehet keq Fjoralbës: Ndërro zanat…

234
0
Shares

Sherri virtual mes moderatores Fjoralba Ponari dhe blogerit Olti Curri po bën bujë në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një lapsus që Fjoralba bëri në emisionin “E diell”, lapsus me të cilin Olti u tall nëpërmjet një videoje në Instagram.

Olti ka vendosur të ngacmojë sërish moderatoren, pas reagimit të kësaj të fundit. (kliko ketu) Olti nuk ka nguruar t’i japë një përgjigje tjetër, ku madje i sugjeron të ndërrojë zanat, ndonëse sipas tij, Fjoralba prezantimin nuk e bëri asnjëherë zanat të sajin.

Kjo akoma nuk e kupton çfarë pune bën! Apo bën sikur nuk e kupton? Dmth 100 spektaklet që merren me personazhet e ekranit duhet të mbyllen. Domethënë Ermal Mamaqi paska bulluar Erion Braçen dhe Flor Binaj ka bulluar Rudina Magjistarin, unë e di që kanë bërë humor. (Qesh). Kjo as nuk ngjan me Kim Jong që do vetëm lavdërime. Nuk i trembem termit bullizëm, i trembem pseudo viktimave që bëhen të neveritshëm për t’ju dhimbsur publikut vetëm që t’i japë të drejtë. Por dinjiteti është dhuratë e rallë, më shpejt ke mundësinë të fitosh llotarinë Amerikane. Vajza duhet të ndërrojë zanat (edhe pse prezantimin nuk e bëri kurrë zanatin e saj) meqë pretendon që njerëzit vetëm ta admirojnë. Ka profesione plot që mund të jetë vetëm në zyrë, vendos edhe një pasqyrë dhe adhuron veten në heshtje apo me zë të lartë”, shkruan Olti.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY