INTERVISTA/Presidenti Nishani ka një përcaktim për ndikimin e Erdoganit te Tirana zyrtare

INTERVISTA/Presidenti Nishani ka një përcaktim për ndikimin e Erdoganit te Tirana zyrtare

139
0
Shares

Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla tek top story, Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka shpjeguar ndër të tjera edhe këndvështrimin e tij për marrëdhëniet Turqi-Shqipëri

Sokol Balla: Dëgjova me vëmendje kur thatë që shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë të rajonit, nuk kanë zgjedhje tjetër, pra orientimi i tyre është euro-atlantik. Ajo që vihet re në vitet e fundit, është një shtim i veprimtarisë së Turqisë. Kjo influencë shihet e mëdha në Kosovë dhe Maqedoni dhe për Shqipërinë ka akuza konkrete si ajo e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, që pak ditë më parë ripërsëriti një akuzë të brendshme të bërë nga një faktor politik opozitar në Shqipëri, që tha se pas çështjes së referimit të marrëveshjes së detit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë Erdogan dhe Turqia. Ju e shikoni këtë si problem dhe rrezik për Shqipërinë?

Presidenti Nishani: Turqia është vend mik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Ne kemi një miqësi tradicionale dhe të hershme dhe Shqipëria është e vendosur që ta forcojë këtë miqësi. Turqia ka dhënë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit, në ruajtjen e ekuilibrave sa i takon paqes dhe stabilitetit në rajon. Për ne Turqia, përveçse mik është edhe një aleat i ngushtë në kuadër të NATO-s. Turqia është dhe do të jetë një kontributore e rëndësishme në Aleancë. Bashkëpunojmë kundër terrorizmit dhe kemi një histori suksesi në luftën kundër krimit të organizuar, ndaj mendoj që është një partner shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin ekonomik. Ka disa investime të rëndësishme në fushën e komunikacioneve dhe bankare. Asnjëherë Shqipëria nuk e ka përdorur dhe nuk do ta përdorë miqësinë me një vend kundër një vend të tretë. Absolutisht! Marrëdhëniet i shërbejnë një partneriteti reciprok dhe kurrë vendet e tjera nuk kanë patur dhe nuk do të kenë ndonjë shqetësim nga bashkëpunimi dhe miqësia mes Shqipërisë dhe Turqisë. Unë kam mbështetur dhe mbështes përpjekjet e qeverisë aktuale për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, ushtarak dhe miqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY