VIDEO/”Kryengritja Demokratike”, Basha tregon qëllimin e saj: Vetëm në Shqipëri bën vaki…

VIDEO/”Kryengritja Demokratike”, Basha tregon qëllimin e saj: Vetëm në Shqipëri bën vaki…

94
0
Shares

Pas takimit në Korçë, kryedemokrati Basha është stacionuar në qytetin e Pogradecit.

Në fjalën e tij, Basha ishte i qartë kur shpjegoi kryengritjen demokratike, siç e quan ai. Sipas tij, ajo ka vetëm një qëllim, që është çlirimi nga qeverisja e lidhur me krimin.

Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin, ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë”,- u shpreh Basha.

Basha nuk la pa adresuar mesazhe as ndaj kryeministrit Rama, kur për këtë të fundit tha se ka frikë nga të shkolluarit dhe edukon vetëm injorantët.

Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarë, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar”,-tha Basha.

Basha tha se Rama nuk ka për tia dalë dot të çojë rininë drejt injorancës, pasi shqiptarët janë të zgjuar dhe nuk i hanë gënjeshtrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY