Policia liron këngëtaren shqiptare, çifti zviceran zbulon takimin me Mozzikun

Policia liron këngëtaren shqiptare, çifti zviceran zbulon takimin me Mozzikun

154
0
Shares

Pasi është marrë në pyetje lidhur me akuzën që po i bëhet, reperja shqiptare Loredana Zefi është liruar. Kujtojmë se Loredana, e njohur dhe si bashkëshortja e Mozzik, mbrëmjen e së martës (7 maj) është arrestuar nga policia zvicerane.(kliko këtu)

“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

Sipas po këtij teksti, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik të ikjes, ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot (e mërkure).

Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Përfshirja e Mozzik

Petra, 52 vjeçarja zvicerjane që ka akuzuar Loredanën se i ka marrë 900 mijë franga bashkë me vëllezërit e saj ka treguar për mediat lokale edhe takimin me Mozzik.

Çifti zvicerian ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Luzern.

Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t’i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë”, thotë Petra.

Vëllai i Loredanës,  e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t’i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY