“Bën film një njeri që s’ka mbaruar as shkollën për aktrim”, më...

“Bën film një njeri që s’ka mbaruar as shkollën për aktrim”, më kë e ka Arben Derhemi?

296
0
Shares

Filmi “Dy gisht mjaltë” solli dyndjen e qindra njerëzve drejt kinemave, duke qënë se ishte një ndër komeditë e fundit me protagonist Ermal Mamaqin dhe këngëtaren Elvana Gjata.

Filmi është pritur mirë nga publiku, ndërsa nga ekspertë dhe njohës të mirë të fushës së kinemasë dhe filmit, ky lloj produkti shihet  me kritika.

Një koment evaziv dhe “kunjash” ka bërë aktori i njohur Arben Derhemi. Edhe pse nuk përmend emra, aktori të le të kuptosh se po thumbon pak Ermalin.

I ftuar në “Trokit” në  Intv, aktori nuk i lë pa thënë disa gjëra për filmat e fundit. Arben Derhemi flet edhe për prodhimet e fundit filmike në vend. Pa doreza, ja si u shpreh ai:

‘U bë një event i çuditshëm. U shkul gjithë Shqipëria. Bën film një njeri që s’ka lidhje me teatrin, regjinë, filmin. Nuk e njeh kush është. Mjafton të marri lek, bëjnë ca filma me pistoleta me gjë…’

Megjithatë deklarata e tij na bëri të mendojmë se kritikat mund t’i referohen edhe Drilon Hoxhës, i njohur për skenat me “pistoleta dhe luftë”:

“Ska mbaruar as shkollë, mjafton të marrë ca lekë diku të gjejë një sponsorizim. Bëjnë ca filma me pistoleta me luftë”.

Aktori tha se ka parë mjaft skena nga filmi i fundit, që publikohen në mediat sociale dhe mënyra sesi aktrohet atje, të bën për të qarë dhe jo për të qeshur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY