Bashkëshorti është një ndër personat më të rëndësishëm dhe më me ndikim në jetën e një gruaje. Mirëpo, kur vajzat vihen përpara zgjedhjes: shoqet e ngushta dhe bashkëshorti, lufta bëhet vërtetë e vështirë
Një hulumtim i kryer së fundmi do t’jua qartësojë më shumë këtë gjë që u ndodh në përgjithësi të gjitha grave.
Sipas një sondazhi të kryer nga “Champneys Health Spa UK”, 50% e 1.517 grave që u pyetën, zgjodhën mikeshat e tyre më të mira, për t’u argëtuar dhe për të diskutuar problemet e tyre, në vend të bashkëshortëve të tyre.
Gratë treguan se askush nuk i kupton më mirë sesa mikeshat e tyre të ngushta. Me miken tuaj më të mirë, mund të flisni gjithçka pa u paragjykuar. Plus, ka disa gjëra që gratë nuk mund t’i ndajnë me bashkëshortët e tyre dhe mikeshat janë personat e duhur për t’u rrëfyer.
Gjithashtu, shakatë e njëjta, eksperiencat e turpshme dhe bisedat autentike janë themeli i miqësive të vajzave.
Pra djem, dijeni se keni një konkurente të fortë përballë jush në martesën tuaj!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/