DEKLARATA E PLOTË E MERKEL/Gjermania: Vettingu NUK është kushti i vetëm

DEKLARATA E PLOTË E MERKEL/Gjermania: Vettingu NUK është kushti i vetëm

56
0
Shares

Përkundër cfarë është deklaruar në media afër qeverisë sot se Merkel ka theksuar se ekziston vetëm një kusht për Shqipërinë për të hapur negociatat, ai I vetingut, droni.al po boton të plotë fjalën e Merkel në konferencën e shtypit me Ramën. Ne deklarate shihet qarte se behet fjale per te gjitha prioritetet perfshire edhe zgjedhjet e vitti 2017.

Fjalimi i plotë i Kancelares Angela Merkel, i shpërndarë na Zyra e Shtypit e Kryeministrit Edi Rama

Kancelarja gjermane Angela Merkel:

Më lejoni ta përshëndes dhe njëherë zotin Edi Rama për një vizitë sërish në Gjermani. Ne duam flasim sot për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. E bëjmë rregullisht këtë shkëmbim bisedimesh. Këtë e bëjmë sot në Ditën Kombëtare të Shqipërisë dhe dëshiroj që kryeministrin dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta në ditën kombëtare të tyre dhe t’ju uroj zhvillim të mbarë.

Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO, me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale.

Ne konstatojmë sot që Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e fundit dhe që ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në fushën e reformave dhe që i ndërmerr edhe më tej ato. Komisioni Europian i ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit për vendet aspirante e ka vlerësuar këtë zhvillim dhe unë dëshiroj ta uroj shumë përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim.

Republika Federale e Gjermanisë është përpjekur që ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme, p.sh duke dërguar përfaqësues në misionin EURALIUS, gjë që ka kontribuar që reforma juridike të mund të vihet në funksionim. Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i Reformës së Drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer. Duke patur parasysh edhe zgjedhjet që ka, Shqipëria do të vihet në kontakt dhe me OSBE.

Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di që kërkohet shumë forcë, shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim me njëri-tjetrin edhe më hollësisht se si mund të ndihmojë Gjermania për më tej.

I uroj përzemërsisht mirëseardhjen zotit Edi Rama!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY