Zbulohet emri i veçantë i bebit mbretëror, Meghan dhe Princ Harry shpjegojnë...

Zbulohet emri i veçantë i bebit mbretëror, Meghan dhe Princ Harry shpjegojnë domethënien

277
0
Shares

Pas lajmit se Meghan Markle dhe Prince Harry u bënë prindër të një djali të shëndetshëm, të gjithë njerëzit ishin kuriozë të dinin emrin që i është vendosur. Nëpërmjet rrjeteve sociale ata kanë lajmëruar se i biri duhet Archie.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju njoftojnë se e kanë vendosur emrin e fëmijës së tyre të parë:

Archie Harrison Mountbatten-Windsor.”

“Archie” është e gjitha për një fëmijë të bukur dhe të pazakontë. Deri më tani nuk dihet të ketë pasur një fëmijë tjetër me këtë emër në rangun e familjeve mbretërore. Megjithatë Archie është një emër shumë popullor në ‘Mbretërinë e Bashkuar’ dhe hyn listën e 20 emrave më të përdorur.

Kuptimi në anglisht i Archie do të thotë “i vërtetë, i guximshëm dhe i vlefshëm”.

Pse Harrison?

“Harrison” nuk është një emër familjar, por kuptimi i tij është fjalë për fjalë “biri i Harry-t”.

Pse MOUNTBATTEN-WINDSOR?

Ky është mbiemri i përdorur nga disa të afërm të mbretëreshë Elizabeth dhe princ Philip.

Madje edhe Princ William e ka përdorur më parë atë dhe nuk është çudi që iu bashkëngjit Archiet. Megjithatë duhet thënë se kushërinjtë e tij si Princ George, Princeshë Charlotte dhe Princ Louis kanë totalisht një mbiemër tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY