Basha, surprize nga qyteti i Elbasanit, qindra qytetare i presin rrugen me...

Basha, surprize nga qyteti i Elbasanit, qindra qytetare i presin rrugen me thirrje kunder Rames

188
0
Shares

Qutetaret nga Elbasani e detyruan sonte në mbremje kryetarin e opozitës Lulzim Basha të bëjë një ndalesë të paparashikuar në Elbasan, gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë. Qyetarët i “bllokuan” rrugën zotit Basha me thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si Europa”, “Liri Demokraci”.
I shoqeruar nga thirrjet entuziaste për fitore, Kryetari Basha tha se është e pandalshme stafeta e protestave që i prin 11 Majit, se shqiptarët janë ngritur në këmbë.

PRONONCIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA NË NDALESËN SURPRIZË NË ELBASAN.

Të dashur miq, kjo që po ndodh aktualisht është një surprizë për mua. Jam rrugës në kthim për Tiranë, pas një pasdite në Qarkun e Korçës, në Korçë, në Devoll dhe pastaj në Pogradec, dhe kur po hyja në qytetin e Elbasanit, ku nuk kam takim, do kaloja përmes qytetit të Elbasanit për në Tiranë, e shikoni vetë se çfarë po ndodh (brohoritje të manifestuesve Mirë se na erdhe, fitore-fitore).
Siç ju thashë, krejtësisht e papritur (brohoritje E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa).
E pandalshme stafeta e protestave, i prin 11 majit. Mesazh i qartë, njerëzit janë në këmbë, shqiptarët janë në këmbë. Nuk ka forcë në Shqipëri të diktojë zgjedhje me krimin dhe kriminelët, shqiptarët janë të vendosur. Mjerë ata që nuk e kuptojnë këtë mesazh. Koha e zgjedhjeve fallco, koha e zgjedhjeve farsë me krimin ka mbaruar në Elbasan, në Korçë, në Shkodër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Faleminderit nga zemra.

E jashtëzakonshme! Është ora 21.20 dhe krejtësisht pa njoftim, kjo është atmosfera në Elbasan. Ajo që më bën përshtypje, është që edhe njerëzit që janë në trafik në anën tjetër, përshëndesin me gishtat lart. Ka një frymë ngjitëse optimizmi, besimi dhe shprese.
Besoj se është stafeta e fundit për sonte. Gjendja e jashtëzakonëshme shprese dhe besimi te njerëzit. Kjo tregon se shqiptarët, janë të vendosur, të vetëdijshëm e të bashkuar. Nuk ka për të pasur zgjedhje të diktuara nga krimi. Nuk ka për të pasur votime farsë. Ky është mesazhi i tyre kudo, në Korçë, në Elbasan, në Shkodër, në Tiranë. Lum ata që e kuptojnë, mjerë ata që nuk e kuptojnë. 11 maji do të jetë një uragan vërshimi i jashtëzakonshëm popullor.

Vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat nuk mund t’i organizojë kurrë qeveria që i ka dhunuar ato publikisht dhe është kapur duke i vjedhur ato.

Zgjedhje të lira pa Edi Ramën kryeministër, me një qeveri tranzitore është verdikti popullor që do të marrë përmasat e një uragani të shtunën në orën 18.30. Nuk do të ketë zgjedhje farsë. Vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky është mesazhi, kjo është vendosmëria, kjo është edhe shpresa që i ka mbledhur shqiptarët në këtë orë të vonë të mbrëmjes këtu në Elbasan, ku nuk kisha parashikuar asnjë takim, por jam duke u kthyer nga Korça, ku, siç kund ta keni ndjekur në faqen time në facebook, ka patur një entuziazëm të jashtëzakonshëm për përgatitjen e protestës të së shtunës në 11 Maj në orën 18.30.

Ju përshëndes edhe një herë me këtë pritje të jashtëzakonshme suprizë nga Elbasani.

Ndiqni linkun ne facebook:

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/424672758081209?sfns=cl

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY