INTERVISTA/Edi Rama rezervohet në komente për takimin me Merkel: Biseda i takon...

INTERVISTA/Edi Rama rezervohet në komente për takimin me Merkel: Biseda i takon dhomës ku u bë

85
0
Shares

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Berlin në intervistë për DË kryeministri i Shqipërisë prononcohet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

DW: Z. kryeministër sot është dita dita e flamurit, dhe ju qendroni në Gjermani, çfarë do të thotë kjo?

Edi Rama: Kemi ardhur sot për këtë takim me kancelaren në kuadër të një bashkëpunimi, që në këto vite është bërë shumë i veçantë. Dhe në këtë ditë kaq të shënuar për ne patëm rastin që gëzimin ta ndanim edhe me kancelaren.

Ju patët një bisedë tête-à-tête me kancelaren, cili është rezultati i këtij takimi?

Kemi biseduar si gjihtmonë shumë hapur, shumë miqësisht. Kancelarja ka treguar edhe një herë mbështetejen e saj dhe miqësinë e saj për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Natyrisht duke iu përmbajtur së bashku edhe faktit, se procesi i integrimit europian nuk është një proces, që ne na e ka imponuar Berlini apo Parisi, apo Brukseli, por është një proces që ne na e imponojnë qoftë etërit themelues, që krijuan shtetin shqiptar 104 vjet më parë, qoftë fëmijët tanë, që meritojnë të jetojnë në një Shqipëri të paqme, të sigurtë dhe të mirëqenë brenda familjes europiane.

Por z. Kryeministër a është arritur diçka konkretisht lidhur me procesin e fillimit të bisedimeve me BE-në, që shpresohej të niste në dhjetor? Ndërkohë që javën e kaluar, sikurse jeni në dijeni, deputeti gjerman Gunther Krichbaum, kritikoi Shqipërinë duke theksuar kushtet konkrete tё paplotёsuara nga ana e Shqipёrisё pёr hapjen e negociatave me BE-nё.

Eshtë e natyrshme që të ketë deputetë, që kanë pikëpamjet e tyre në parlamentet e ndryshme të vendeve të BE-së. Eshtë një debat, që zhvillohet qëkurse zhvillohet procesi i zgjerimit. E kjo nuk është aspak çudi. Por dhjetori nuk ka të bëjë fare me Bundestagun gjerman, dhjetori ka lidhje me qendrimin e qeverisë gjermane dhe të qeverive të tjera për rekomandimin e Komisionit Europian. Me kancelaren kemi diskutuar gjerësisht për këtë. Ashtu siç besoj, që edhe prononcimi i kancelares, edhe pse ajo nuk është shprehur hapur, ka qenë mjaft i qartë dhe qartësisht i lexueshëm për këdo që do ta lexojë. Ajo ka përshëndetur arritjet, reformat e rëndësishme, që kemi ndërmarrë, gjë që e ka përsëritur edhe gjatë bisedës. Dhe padyshim që është bazuar kryekëput në raportin e progresit të Komisionit Europian gjatë prononcimit të saj.

Pra e keni marrë prej saj dritën e gjelbër, pavarësisht nga pesë apo shtatë pikat e pazgjidhura?

Këtu nuk flitet për pesë apo shtatë pika që duhen zgjidhur. Këtu bëhet fjalë për pesë prioritete, që janë kritere dhe nuk janë kushte. Këto pesë prioritete do ta shoqërojnë Shqipërinë në të gjithë procesin deri në ditën e antrarësimit. Ato pesë prioritete vlejnë edhe për shumë vende anëtare, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që s’bëhet fjalë për kushtëzime. Nga ana tjetër unë nuk mund të them, se çfarë kemi biseduar me kancelaren, pasi ka qenë një bisedë, që si të thuash i takon dhomës, ku është zhvilluar. Por në dhjetor ne presim, që Gjermania ta mbështesë Shqipërinë siç ka bërë gjithmonë dhe sikurse jam i bindur do të bëjë gjithmonë.

Pra do të thotë kjo dritë e gjelbër?

Dritën e gjelbër e jep Këshilli Europian, kështu duhet të presim këshillin dhe të presim, se si këshilli do ta lexojë dhe pastaj si do të reagojë pas leximit të rekomandimit të Komisionit. Sidoqoftë duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë, ajo që për ne ka qenë e qartë qysh në ditën e parë, se ne nuk mund të çelim zyrtarisht negociatat dhe nuk ka në fakt as kuptim,që ta kërkojmë një gjë të tillë, në qoftë se nuk fillojmë të zbatojmë ligjin e vettingut të prokurorëve dhe të gjykatësve. Ky është kushti i vetëm për Shqipërinë. Ne natyrisht ndërkohë ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në të pesë fushat, që lidhen me pesë prioritetet. Siç edhe e thkesova, kjo do të na shoqërojë jo vetëm deri kur të antarësohemi, por edhe pasi të jemi antarësuar, sepse në fund të fundit ato pesë prioritete janë edhe pesë shtyllat, në të cilat mbahet vet struktura e një shteti europian.

Për zhvillimin në këto pesë shtylla a keni marrë mbështetje nga Gjermania, e cila gjithmonë ka qenë aktive në të gjitha reformat e Shqipërisë?

Gjermania na ka mbështetur shumë fuqishëm në refomën në drejtësi dhe do të vazhdojë të na mbështesë, ashtu si kundër kancelarja ka bërë të ditur edhe publikisht, që do të vazhdojë të na mbështesë fuqimisht edhe më tutje, qeveria e saj dhe shteti gjerman me të gjithë instrumentat që ka në dispozicion. Për këtë ne jemi shumë mirënjohës dhe kjo mbështetje edhe na ka afruar edhe më shumë me Gjermaninë, që është bërë pika jonë kryesore e referimti në këto vitet e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY