Djali i saj u bë shkak për vdekjen e 16 vjeçares, nëna:...

Djali i saj u bë shkak për vdekjen e 16 vjeçares, nëna: Babai i vajzës i tha tim biri bëj gati arkivolin

96
0
Shares

Sipas nënës së 16-vjeçarit që përndiqte Adela Cacin, 16-vjeçaren që humbin jetën pasi piu fostoksinë, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati, e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit.

Me të mësuar këtë rast, sipas nënës së djalit që është intervistuar nga gazetari i Report Tv, babai i Adelës ka shkuar në shtëpinë e djalit, ku i ka kërkuar prindërve të tij që 16-vjeçari të heqë dorë nga Adela.

Një ditë më pas, të shtunën, babai i Adelës ka shkuar sërish në shtëpinë e tyre, dhe siç tregon nëna, ai ka kërkuar të sigurohet që djali i ka fshirë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërcënonte 16-vjeçaren. Ajo tregon se kur vajza u vetëhelmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duk i thënë: Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arkivolin. Më tej ka ardhur edhe arrestimi i të riut nga policia për përndjekje dhe kërcënime. Familjarët e djalit pretendojnë se fajtor për vdekjen e Adelës është vetë i ati i saj, dhe për të mbrojtur veten ai ka bërë denoncim kundër 16-vjeçarit.

Por në momentin kur babai i Adelës ishte siguruar se adoleshenti kishte fshirë të gjithë mesazhet, atij i vjen një telefonatë ku i kërkojnë që me urgjencë të shkojë në spital pasi një familjar i tij kishte probleme, por pa i treguar që e bija 16 vjeçare e ndrydhur nga presionet dhe sedra kishte ndërmarrë aktin tragjik. Në kushte anonimati një prej oficerëve që po ndjek këtë dosje, tashmë të transferuar në Vlorë në sektorin për të mitur, tregon se në telefon janë gjetur prova që faktojnë akuzën e “përndjekjes”, akuzë për të cilën adoleshenti pritet të dalë para Gjykatës për masë sigurie.

Nga sa mëson Shqiptarja.com, në telefonin e babait të vajzës, me të cilin Adela komunikonte me djalin pasi nuk kishte telefon personal, janë gjetur rreth 120 mesazhe. Djali i kërkonte lekë, ose në të kundërt do t’i publikonte videon. Këto mesazhe kërcënuese janë dërguar në një periudhë 2 mujore.

Report TV udhëtoi sot në fshatin Duhanas, rreth 5 km larg qytetit të Berati ku banonte Adela Caci për të komunikuar me familjarët e saj, e për të zbuluar më tepër rreth kësaj ngjarje tragjike. Por familjarët e 16 vjeçares, nuk kanë pranuar të flasin për mediat, prindërit e vajzës ishin në gjendje shoku, ndërsa jashtë kamerave xhaxhai i viktimës u shpreh se nuk e prisnin kurrë që Adela të ndërmerrte një akt të tillë. Sipas xhaxhait të Adelës, ajo ishte një vajzë e rregullt dhe me rezultate të mira në mësime.

Intervista me nënën e djalit nga gazetari Aldo Kozarja

Ju jeni nëna e djalit që është arrestuar se ka qenë shkaktar dhe shantazhues i vajzës që ndërroi jetë?

Çuni kishte gati dy vite lidhje me atë çupën. Vajza mesazhet me çunin i shkëmbente përmes telefonit të të atit, pasi nuk kishte telefon. I ati na vjen në shtëpi të premten, takon burrin dhe çunin. Unë po vija nga puna dhe i shkoj. I ati i vajzës i thotë burrit tim, ky është djali juaj? Po i thotë burri. Ai i thotë se e di që çuni jot me vajzën time kanë pasur një lidhje? Po i thotë burri. Ai i thotë më pas që thuaj që sot e tutje të heqë dorë.

Cila ishte arsyeja?

Nuk e di, nuk e tha. Ai tha se nëse nuk heq dorë nga vajza ime, do të lidh pas makinës me litar dhe do ta tërheq rrugëve të Beratit. Çuni tha unë heq dorë nëse ti si baba nuk do. E mbyllën muhabetin. Të shtunën pasdite vjen prapë i ati dhe kërkon çunin, pasi kishte dalë me shokët. E shikon burri dhe ai i thotë se ku është çuni? Burri i thotë se ka dalë nuk është. Ai i thotë burrit, a vjen dy minuta në makinë të sqarojmë diçka? Po i thotë burri, por ne i mbyllëm. Ai i tha se dua të di a i ka fshirë çuni jot mesazhet dhe fotot që ka pasur në celular. Po tha, burri i fshiu që mbrëmë. Po ti i tha burri i fshive të tuat? Ai tha jo se nuk më punon butoni i telefonit. I tha burri sille ta provoj unë dhe me vërtetë nuk i punonte butoni. Pastaj i thotë i ati i vajzës, a ka mundësi të lemë një takim me çunin a i ka fshirë apo jo të kontrolloj telefonin. Pasi kishte merak….

Por çfarë mesazhesh apo videosh kishte në telefon se thuhet se ka pasur video shanazhuese?

Video unë çunit nuk i kam parë. Ai është 15 vjeç, në korrik bën 16. Unë sa e njoh djalin, nuk e njoh që të bëjë gjëra kërcënuese, është pak tip i hedhur, por jo që të bëjë këto gjëra që e akuzojnë.

Çfarë ndodhi më pas?

Vjen burri në shtëpi dhe më thotë që më tha i ati i vajzës, që nuk i kishte fshirë mesazhet. Dhe unë i them ai ka ndërmend që të bëjë ndonjë gjë me mesazhet që nuk i ka fshirë.

Vajza nuk i kishte fshirë?

Jo se nuk i punonte butoni i telefonit. Unë ika në punë dhe i them mos e lerë çunin vetëm se mos i bën ndonjë gjë i ati i vajzës. Çuni shkoi e takoi dhe i mbyllën muhabetin. Pasi i thonë gjërat që u mbyllën muhabetet, pasi i pa se nuk kishte gjë në telefon. I thotë mirëupafshin dhe i bie në sup çunit ai. Pastaj e marrin në telefon të atin e vajzës dhe i thonë hajde se ke një njeriun tënd në spital. Pas 5 minutash ai e mori në telefon dhe i thotë djalit se nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time ti bëj gati arkivolin. Çuni merr të atin në telefon dhe i thotë kështu kështu më mori i ati i vajzës dhe i tha kërcënimin. Vjen çuni në shtëpi më pas për 5 minuta vjen policia. A ka të drejtë policia të vijë pa një fletë arresti?

Në çfarë akuze?

Në akuzat e mesazheve dhe kërcënimit.

(Ndërhyjnë familjarët në dhomë; i ati e ka denoncuar, se do të mbrohej i ati, se vdiq e bija, e vdiq vetë ai)/report tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY