Një person u plagos sonte në Durrës ndërkohë që policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga 2 persona.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës sqaron se, pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor dhe veprimeve hetimore rezultoi se plagosja e shtetasit H.K. nuk është kryer me armë zjarri, por me mjet prerës (thikë).
Veprimet hetimore të menjëhershme të Efektivave të Policisë së Durrësit kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes duke kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, konkretisht shtetasit:
• A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, banues në Shijak.
Autorët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dajë-nip.
Konflikti ka qenë midis dy personave të lartpërmendur me pronarin e lokalit, shtetasin D.B. dhe jo me shtetasin H.K.
Në momentin që ka ndodhur konflikti, në ambientet e lokalit ka qenë i pranishëm si klient edhe shtetasi H.K., i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por fatkeqësisht është plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/