Myslim Murrizi merr postin e larte ne shtetin shqiptar

Myslim Murrizi merr postin e larte ne shtetin shqiptar

283
0
Shares

Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, janë bërë ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit. Murrizi do të zëvendësojë kështu Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare. Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të integrimit, pasi dhe më parë ky komision drejtohej nga Genc Pollo. Enver Roshi u zgjodh kryetar i komisionit të çështjeve sociale në vend të Albana Vokshit.

Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e zgjedhur në 2017 brenda parlamentit që dolën kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe grupit për të djegur mandatet parlamentare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY