“Edhe një gjë ta keni fare të qartë…”, Basha deklaratë të fortë:...

“Edhe një gjë ta keni fare të qartë…”, Basha deklaratë të fortë: Ne jemi ata që rrëzuam Enver Hoxhën…

88
0
Shares

Kryedemokrati Basha ndalësen e radhës e bëri në Vaun e Dejës, nga ku adresoi të tjera mesazhe të rëndësishme lidhur me zhvillimet  e fundit.

Duke u shprehur se PD nuk lindi  për kalkulime elektroale, Basha tregoi qëllimin e vetëm të demokratëve.

“Ne jemi parti që lindëm për një mssion kombëtar,ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë  që rrëzuam Enver Hoxhën dhe diktaturtën e tij. Ne jemi partia që do t;I japë Shqipërisë zgjedhje të lir e demokratike dhe do t’i hapë rrugën e bblokuar të integrimit europian. Ndaj, ju kërkojme të mos kursejmë asgjë këto ditë  e këto javë. Të gjithë në këmbë, të projektojmë bashkimin më të madh, vebdosmërinë më të madhe dhe forcën më të vendosur për t’i dhënë një goditjë përfundimtare tiranisë së krimit”,- u shpreh kryedemokrati.

Basha është shprehur i vendosur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Edhe një gjë ta keni fare të qartë: zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara mga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës”, shtoi më tej Basha.

DEKLARATA E PLOTE

Dua të falënderoj nga zemra lidershipin e demokratëve të mbledhur këtu në sallë duke nisur padyshim me kryetarin e degës me z.Bushati, që me mençuri, me vendosmëri, fjalëpak por punë shumë ka ditur t’i japë kësaj dege të re me organizim, tiparet e një prej degëve me më shumë përvojë, me më shumë  energji dhe me më shumë kontribut në betejat e shumta që kemi luftuar këto vite sup më sup me njëri tjetrin. Mirënjohja ime për ju, mirënjohje për strukturat, mirënjohje për demokratët, mirënjohje për mbështetësit tanë që kanë qenë dhe janë në ballë të betejës tonë për liri, për demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim, do të ketë mposhtjen e tiranisë, largimin e qeverisë së krimit, mposhtjen e kriminelëve që jo rrallëherë por në çdo palë zgjedhje  janë munduar të imponohen kudo, ku me më shumë e ku me më pak sukses por këtu falë demokratëve të Vaut të Dejës iu ka hasur gjithmonë sharra në gozhdë, e në gozhdë do t’u hasë.

Partia Demokratike e ka mision kombëtar të mos e lërë demokracinë dhe lirinë të vdesë në duart e një bande hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, trafikantësh droge. Padyshim Partia Demokratike ka për detyrë të luftojë për standardin europian në zgjedhje, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, në konkurrencën e lirë në ekonomi. Padyshim Partia Demokratike do t’i prijë një reformë të thellë transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betejë kanë bërë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e Dhjetorit ’90. Nderim për betejën tuaj! Por tani ju jap fjalën se misioni im, i bashkëmoshatarëve të mi, por edhe i brezit më të ri këtu në këtë sallë është t’i japim fund këtij tranzicioni dhe t’ua japim ëndrrën tuaj për Shqipërinë si gjithë Europa, duke nisur me zgjedhje të lira e të ndershme.

Pra, kur të shkoni e t’i ftoni në protestë i thoni se ju ftojmë për një gjë fisnike, për lirinë. Se njeriu pa lirinë s’ka asgjë. por ju ftojmë edhe për një gjë tjetër për një qeveri e cila do t’ju kthejë dinjitetin, shpresën dhe mirëqenien, 100 mln euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, është programi i Partisë Demokratike. Se akti ynë i parë në ndihmë të fermerëve do të jenë subvencionet derë më derë, blegtor më blegtor, bujk më bujk. 100 milionë euro në vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjalën para Zotit, asnjë cent më pak nuk do të japë Shqipëria për fermerët e saj me qeverisjen e Partisë Demokratike.

Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomive të vendeve si e jona. Është shtylla kryesore madje edhe e ekonomive si Italia. Për këtë arsye, propozimi ynë për biznesin e vogël do të bëhet realitet. Menjëherë i gjithë biznesi i cili është nën 140 milionë lek të vjetra në vit, do të konsiderohet biznes i vogël. Taksa e vetme, një taksë do të paguajë biznesi i vogël. Lokale dhe qëndrore, një taksë vetëm z. Kryetar i Bashkisë. Një taksë vetëm. 0.5% të xhiros vjetore dhe asnjë taksë tjetër dhe kjo do të shkojë e gjitha për pushtetin vendor. Me pullën fiskale të vendosur tek dera, tek dritarja apo tek qepeni i hyrjes, do të ndalohet me ligj hyrja në premisat e biznesit të vogël çdo taksidari, çdo inspektori, çdo pjestari të administratës shtetërore. Po u kapën me atë pullë, përveçse duke blerë, i pret burgu, i pret shkarkimi nga administrata. Horrori administrativ mbi biznesin e vogël, terrori i taksidarëve mbi biznesin e vogël është një nga përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e vendeve të punës dhe ne do t’i japim fund. Do ta çlirojmë dhe do t’i japim oksigjen biznesit të vogël.

Zonja dhe zotërinj, studentët janë e ardhmja e vendit. Siç është arsimi sot do të jetë Shqipëria nesër dhe mua nuk më pëlqen fare se çfarë shoh sot. Zot na ruaj nqse Shqipëria nesër do të jetë si ç’është arsimi sot. Prandaj ndërhyrja në arsim është ndërhyrje prioritare. Prioriteti i të gjithë prioriteteve. Qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të dedikojë të gjithë fondet e nevojshme për ta nxjerrë arsimin nga gjendja e kolapsit, për të siguruar programet më të avancuara, për të siguruar që çdo fëmi shqiptar të mësojë anglishten, për të siguruar që çdo bir e bijë e Vaut të Dejës dhe të gjithë Shqipërisë që dëshiron dhe ka kapacitetin për të studiuar në arsimin e lartë por mundësitë nuk i ka familja për shkaqe ekonomike, t’i jepen këto mundësi dhe për këtë arsye para katër ditësh kemi zbuluar para pedagogëve shqiptarë, planin tonë për arsimin e lartë, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, subvencionimin e plotë të tarifave për bachelor dhe master për të gjithë familjet me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj që janë 90% e familjeve që çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

Qeveria që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku të gjithë janë të përjashtuar, por jo kriminelët, oligarkët dhe politikanët që kanë marrë pushtetin me ta, do të marrë fund. Koha ka ardhur dhe asnjë ditë nuk do të vonojë. Prej ditës sonë të parë në pushtet, do të vemë në jetë planin tonë dhe në në fund të 4 viteve të para të qeverisjes sonë, nuk do të ketë pension në Shqipëri nën 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

Nuk ka njeri që nuk e pranon se ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të parakishme, qofshin këta miq tanë ndërkombëtarë, qofshin këta miq tanë politikë. Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Data është e rëndësishme, pork a diçka tjetër shumë të më të rëndësishme sesa data, kushtet për zgjedhje të parakoshme. Nuk do të lejojmë më një 2017 të dytë. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë standard zgjedhore afrikane për shqiptarët. Asgjë më pak se standardet e zgjedhjeve të lira. Dhe, kushti I kushteve për zgjedhje të lira është qeveria tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, që do të marrë të gjitha masat e nevosjhme për të marrë masat që të gjithë qytetarët të votojnë të lirë, të pakërcënuar, të pashantazhuar, të pablerë në vullnetin etyre. Nga vendosmëria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do të përfurnojë kjo betejë. Në këto javë që vijnë, duke nisur nga 11 maji, do të varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshmetë Shqipërisë.

Nuk jemi parti ne që lindëm për kalkulime elektroale. Ne jemi parti që lindëm për një mssion kombëtar,ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë  që rrëzuam Enver Hoxhën dhe diktaturtën e tij. Ne jemi partia që do t;I japë Shqipërisë zgjedhje të lir e demokratike dhe do t’i hapë rrugën e bblokuar të integrimit europian. Ndaj, ju kërkojme të mos kursejmë asgjë këto ditë  e këto javë. Të gjithë në këmbë, të projektojmë bashkimin më të madh, vebdosmërinë më të madhe dhe forcën më të vendosur për t’i dhënë një goditjë përfundimtare tiranisë së krimit. Edhe një gjë ta keni fare të qartë: zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të diktuara mga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë, aq më pak në Vaun e Dejës.

Kur të vijnë zgjedhjet, që ne do t’i diktojmë bashkë dhe ne do të synojmë në të njëjtën ditë edhe zgjedhjet parlamentare, edhe zgjedhjet lokale, ka shumë gjëra që do të diksutojmë deri atëherë. Por një gjë e kemi të sigurtë sot. Bashkinë e Vaut të Dejës nuk e dorëzojmë. Kurrë. Askujt. Askush mos ta mendojë e askush të mos guxojë. Ju them sot në emrin tuaj e në emrin tim, as mos e çoni në mend Bashkinë e Vaut të Dejës. Fitore!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY