Mbi reperen shqiptare Loredana, bashkëshortja e Mozzik, rëndon akuza e mashtrimit dhe vjedhjeve të parave, konkretisht nga një çift zviceran.
Lorenda është arrestuar nga policia zvicerane, pasi një çift nga Zvicra po e akuzon se ajo i ka mashtruar ata për t’i marrë një shumë të madhe parash, duke i personifikuar si një person tjetër, e madje edhe duke i kërcënuar për t’i dhënë paratë, përcjell Gazeta Express.
Bëhet fjalë për Petran (52 vjeçe) dhe Hans Z. (53 vjeç), të cilët janë futur në borxh të thellë dhe kanë humbur pasurinë e tyre. E për këto akuza, Loredana Zefi mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet, ose me gjobë.
Reperja kosovare nga Ferizaj e cila u arrestua sot nga autoritetet zvicerane u bë e njohur në Instagram. Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në instagramin e saj.
Ndërkohë, ajo ka vendosur të heqë nga fotot e saj opsionin për t’i komentuar, në mënyrë që të mos marrë asnjë koment nga ndjekësit në Instagram gjatë kësaj kohe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/