Prisnin betimin e tij, kandidati i PD ua plas në fytyrë: Nuk...

Prisnin betimin e tij, kandidati i PD ua plas në fytyrë: Nuk bëhem pjesë e Parlamentit me vrasës…

146
0
Shares

Seanca e sotme Parlamentare nisi me betimin e deputetëve të rinj në Kuvend.

Mësohet se janë 3 deputetët e betuar nga PD, Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama, ndërsa Indrit Hoxha e ka refuzuar mandatin.

Ndërsa të gjithë prisinin që ai të bënte betimin, Hoxha tha se ndjen neveri për këtë parlament dhe se e ndërmori këtë akt në emër të babait të ndjerë Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit komunist.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert“,-mësohet të ketë thene ai.

Pas daljes para mediave, ai iu bashkua protestës së të rinjve, e cila po zhvillohet para Parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY