“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron...

“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

72
0
Shares

Gjykata e Tiranë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të dosjes në ngarkim të një 60-vjeçari të akuzuar si autori i një historie të rrallë përndjekjeje.
I pandehuri Hasan G. dyshohet se kishte shqetësuar për tre vjet me radhë ish-të fejuarën e tij me të cilën ishte ndarë plot 36 vjet më parë në vitin 1980.
Megjithëse palët kishin krijuar familje, 33 vjet pas prishjes së marrëdhënies së tyre, I pandehuri ka nisur të telefonojë dhe të ndjekë në rrugë të dëmtuarën.
Në përfundim, Klodiana Çela vlerësoi si të provuar akuzën e përndjekjes dhe e dënoi të pandehurin me 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.
Sipas së dëmtuarës, Hasan G. e ka bezdisur duke e marrë në telefon, duke e ndjekur nga pas kur ajo del nga shtëpia apo nga puna. E ka sharë, e ka ofenduar dhe e kërcënuar se do t’ia shkatërrojë jetën.
Për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme, familja e saj ka kontaktuar me vëllanë dhe me djalin e Hasan G. që kanë krijuar falje se situata nuk do përsëritet por asgjë nuk ka ndryshuar. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY