Do të pritet me protesta në Tiranë, Vuçiç para takimit: Më vrisni...

Do të pritet me protesta në Tiranë, Vuçiç para takimit: Më vrisni po të doni….

378
0
Shares

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar sot një protestë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atij nga Bosnja Milorad Dodik në Shqipëri.

Vuçiç dhe Dodik do të marrin pjesë në Samitin Brdo-Brijonit që mbahet në Tiranë, ndërsa Vuçic ka reaguar së fundmi për mediat serbe.

Vuçiç, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai madje i eshte drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, shkruan “Tanjug“

Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku nikoqir sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY