Shëndetësia “falas”, por 1 mijë euro duhen në QSUT

Shëndetësia “falas”, por 1 mijë euro duhen në QSUT

117
0
Shares

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë. Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!

Në rastin e denoncuar nga “Stop”, është marrë kartela e një pacienti nga Suhareka e Kosovës, i cili aktualisht është në Zvicër. Emrin e pacientit nuk e po bëjmë publik, por në QSUT në Tiranë paraqitet një e afërmja e tij.

Ajo kërkon që të marrë zgjidhje për të afërmin e saj, me qëllim që pacienti të bëjë rrezet në QSUT. Në recepsionin e spitalit atë e drejtojnë tek infermieri Pali Cuni, ndërsa ky i fundit e dërgon me rekomandim te doktor Enes Hafizi apo doktor Nesti.

BISEDA NË RECEPSION DHE ME INFERMIERIN PALI CUNI:

Vajza: Si kaloni? Mirë? Kam një të afërmin tem prej Kosove edhe ai don me bo disa rreze, që ia kanë përcaktu prej atjehi. Ama nuk e di, ku munet me i bo ktu.

Recepsionistja: Prit njëherë, të mbaroj me zotërinë edhe të çoj unë!

Vajza: Po! Ok!

Recepsionistja: Hajde!

(E kalojnë vajzën te infermier Pali)

Infermier Pali: Hajde këtu me mua!

Infermier Pali: Te kjo dera tjetër ktu, ke doktor Nesti!

Infermier Pali: Më çoi Pali, i thuaj!

Vajza: Ok! Falemners!

Vajza takohet me doktor Nestin dhe i shpjegon atij të gjithë situatën. Pasi njihet me rastin e pacientit, mjeku i kërkon vajzës se duhet të sjellë dokumentet e epikrizës së të afërmit të saj nga spitali në Kosovës. Ai sqaron gjithashtu se pasi pacienti të hapë kartelën në QSUT, minimalisht duhet të presë 1 muaj – 1 muaj e gjysmë për të bërë rreze për shkak të radhës.

Vajza: Doktor Nesti?

Roja: Doktor Nesti, po!

…..(në zyrë)

Vajza: Ta mbyll derën?

Doktori: Po! Mbylle!

Vajza: Si je?

Vajza: Gëzohem! Unë jam Vlora!

Doktori: Po!

Vajza: Tashti, ky asht vjehrri i motrës teme, Ruzhdi.

Doktori: Si më keni njohur? Kush ju tha për mua, apo thjesht erdhët?

Vajza: Ma ka shkrujt ktu Pali, shko tha, te doktor Nesti!

Doktori: Ça problemi ka tani?

Vajza: Tashti, ky do me bo rrezet ktu!

Doktori: Ku rri ky?

Vajza: Në Prishtinë, në Suharekë! Për momentin asht n’Zvicër edhe m’tha mu- a mundesh me shku me u interesu pak te Qendra Spitalore ktu?

Doktori: Tani ka masë ktu? Eshtë operuar? Si është situata?

Vajza: Ai ka disa gjondrra.

Doktori: Ku i ka? Në qafë?

Vajza: Nëqafë!

Vajza: Ok! Tashti mu m’thuj ti, se…

Doktori: Na duhet një epikrizë nga spitali i Prishtinës ëë? Më kupto? Nji epikrizë!

Vajza: Tashti ti mu bama një listë, se ca duhet me mar!

Doktori: Një epikrizë ose raport mjekësor!

Doktori: Mirë goca! Atëherë, më plotëso kto njëherë dhe komunikojmë pastaj! Mirë?

Vajza: Ok! Si mund të komunikojmë bashkë?

Doktori: Kur mund t’vijë pacienti? Kur vjen?

Vajza: S’e di! Unë po i them kshu, se ai mundet me e bo ktu. Unë po t’i bi kto.

Doktori: Po pra po! Ideja është, sepse edhe k’tu ka njëfarë rradhe, njëfarë ngarkese, Un do të shoh ktë dokumentacionin njëherë, që të vendosim.Tashi…

Vajza: Ok pra! Unë tashti po foli me ta!

Doktori: Bisedo me ata edhe folim pastaj!

Vajza: Unë pra do shikoj t’i marr këto dokumentet, që m’ke shkrujt ti këtu! E si mundem me kontaktu un me ty, kur t’vi prapë?

Doktori: Po ktu e te spitali! Ktu do m’gjesh mua!

Vajza: A t’vi ktu?

Doktori: Po, po! Vjen direkt ktu! A e mban mend vendin? Doktor Nesti jam unë!

Vajza: Ok pra! Kshtu pe lamë! Faleminderit shumë!

Doktori: Mirupafshim!

Pasi merr dokumentet që iu kërkuan, vajza shkon sërish në QSUT për t’u takuar me doktor Nestin. Në këtë takim, ajo i thotë se për t’u bërë rrezet në Zvicër duhen minimalisht 20 mijë Euro dhe i premton mjekut në QSUT para në këmbim të kapërcimit të radhës. Pas këtij momenti, problemi i rrezeve është i zgjidhur dhe radha nuk ekziston më!

Vajza: Si kalon? Si je? Doktor Nestin kam me taku!

Roja-Ja, ku e ke!

Vajza: A munem?

Doktori: Po! Hajde!

Vajza: Mgjesi! Si je?

Doktori: Mgjesi!

Vajza: Më mban mend, besoj!

Doktori: Po, që ishe nga Kosova, ëë..

Vajza: Edhe tashti, ti m’kërkove, që un me sjell ato dokumentat!

Doktori: Ishte një epikrizë nga spitali për rrezet, që ka bërë.

Vajza: Kam përshtypjen, se i kam krejta dokumentat ktu, asht edhe nifar disku për krejt rrezet, që ka bo, ca ka bo.

Doktori: Kto i pam ne!

Doktori: Do t’shofim!

Vajza: Po ai asht në n’Zvicër për momentin edhe m’tha pyt, nëqofse mundet me ardh me i bo ktu. Si shkon edhe si kena me procedu bashkë?

Doktori: Po mund t’bëhen, nuk është, se nuk mund t’bëhen rrezet.Nuk është ai problemi. Ktu do presim, se edhe ktu ka njëfar rradhe ëë.., sic jan t’gjithë, sic presin gjithë të tjerët, sic presin brenda Shqipërisë. Ëëë po do bëjmë ca procedura njëherë, do hapim një kartelë. Ktu pastaj, do e tregojë skaneri me ktë masën, që është procedura e parë para rrezes, do jetë po e njëjta gjë. Pastaj do ju them unë, pa merak!

Vajza: A osht kjo ajo, që ka bo skanerin?

Doktori: Kjo mund t’jetë, po nuk na hy n’punë ne.

Vajza: Duhet me bo nji tjetër?

Doktori: Me bo tjetër, se te pacientët, që bëhen rrezet, bëhet dhe kjo gjë.

Vajza: Thjesht deshta me t’pyt edhe ni sen.Une t’i them atit, t’vinë ai me bo rezet ktu, ama sa kohë ka me ju dasht tashti me bo rrezet?

Doktori: Si sa kohë? Rrezet, sa zgjasin rrezet?

Vajza: Jo! Sa kohë ka me prit, derisa t’i bajn rrezet?

Doktori: Po këtë pjesë, nuk di ta them unë! Pa u fut në sistem, nuk mund të them. Ktu pritja është minimumi rreth 1 muaj -1 muaj e gjysëm. 1 muj 1 muj e gjysëm është pritja, rradha për të filluar rrezet.

Vajza: Ama asht shumë.

Doktori: Po, po u hap naj hapsirë,noj gjo, sepse ka persona, që nuk presin shkojnë e bëjnë në privat. Shkojnë, dikush shko jashtë shtetit, gjejnë naj mundësi.Po na hapet noj hapsirë edhe ju lajmëroj në telefon pastaj, nëqofse ashtu. Po pa ardh, nuk mund t’themi dot një gjë.Sepse kjo rradha fillon në momentin, që ne e regjistrojmë dhe bëjmë skanerin ktu. Kur bëhet skaneri ktu, ka një kod pacienti edhe shef, sa është rradha përpara edhe sa shkon, po mesatarja ashtu shkon.

Vajza: Shiko doktor! Për me bo n’Zvicër, ajo shkon diku te 20.000 euro.Për me kry komplet.Tashti unë besoj, se ka ni arsye, se pse ai m’tha shko dhe pyt te QSUT-ja,ktu, te ky spital ktu.

Doktori: Po pra!

Vajza: Kështu që, a munem me bo dicka, si ai t’futet edhe pa radhë?

Doktori: Po tashi, do shohim! Në qoftë se unë mund të sajoj diçka, do përpiqem! Do flas edhe me stafin, po kjo është pjesë, që është goxha e kshu d.m.th.

Vajza: Tashti, unë jam e gatshme me bo gjithcka.

Doktori: Po mirë mo! Do e shohim, po na u hap një hapsirë, që unë, po më dhanë miratimin e stafit pastaj, që të sajojmë dicka pastaj. Mirë?

Vajza: Pra mund të bahen gjonat?

Doktori: Mund të bohen!

Vajza: Edhe kur mund t’bohen?

Doktori: Po pra, duhet të vijë ai pra njëherë, të fillojmë kto procedurat. Ka ca procedura shtetërore, të hapim kartelën, të bëjmë ca gjëra, që të fillojmë ca gjëra, kshuqë javës tjetër, le të vijë. Mirë?

Vajza: Ok! A ka me prit mrapa 1 muj a? T’i tham?

Doktori: Po tashi, po na u hap mundësia d.m.th, që të bëjmë dicka, flasim edhe ta sajojmë icikë më shpejt. Mirë?

Vajza: Ok! Shumë mirë! Ashtu pe lam!

Doktori: Hajde, hajde!

Vajza: Falemners!

Doktori: Hajde mirupafshim!

Vajza: Do shihem!

Takimi me mjekun u caktua dhe pacienti do të paraqitet për vizitë në QSUT ditën e mërkurë (nesër). E afërmja, vajza që shfaqet në video, i duhet të largohet nga Shqipëria dhe i solli mjekut dokumentet e fundit që i duheshin si dhe i përmendi pagesën që do t’i japë nën dorë, 1 mijë Euro. Doktor Nesti u shfaq disi i zhgënjyer kur mësoi për këtë shumë parash, duke thënë se janë një sërë shërbimesh që do të bëhen për pacientin, i cili do të shmangë edhe radhën. Megjithatë, paratë u pranuan.

Vajza: A munem me fol pak?

Doktori: Po! Më thuaj!

Vajza: Si je? Si shkon?

Doktori: Po mirë! Më thuaj!

Vajza: Tashti unë kam ardh edhe niherë, me fol, me bisedu me ty për dicka. Kam fol me krejt, me ata edhe e lam që, ata kanë me ardh sot prej Zvicre edhe t’mërkurën, sic e kena lonë bashkë, ka me ardhë me bo ato rrezet edhe gjithcka.

Doktori: Mirë! Të fillojmë kartelën, procedurat tona.Edhe?

Vajza: Edhe unë tashti kam sjell dokumentat.

Doktori: Do m’i lesh mua letrat!

Vajza: Po kto kam për t’i lan ty.Ja ku janë krejta!

Doktori: Mirë, mirë!

Vajza: Të mërkurën, ti vec munesh me i caktu një orar, ai ka me ardh ktu.

Doktori: Po pra po! Të mërkurën do vijë, sepse do hapë, do bëjë ca procedura, do hapim kartelën, kto letrat e kto gjona.

Vajza: Kjo asht ama!

Doktori: Më pas, besoj që të enjten, do i bëj skanerin, skanerin e kto idenë e rrezatimit. Janë ca procedura, që ne do …

Vajza: Asht ideja, që mu m’ka gjet belaja. Unë vjehrrin e motrës e kam, nuk asht, se e kam vllavin tem edhe hajt, se po ja kry.

Vajza: Edhe ai kunati im nuk asht, se mundet me ardh, kshuqë do vijë ky bashkë me grun e vet. Mjafton të caktojmë një orar t’mërkurën.

Doktori: Po mo po! Le t’vijë rreth orës 9.00-9 e gjys të jetë ktu! Mirë?

Vajza: Kam besim! Tashti përfundimisht duhesh me m’than na krejt e kan vetëm 1000 euro?

Doktori: Ça t’them unë goca tani? Unë do merrem me kto gjërat, ca janë kto d.m.th, po pastaj, ju do gjeni dhe banesë, ku do rrijë?

Vajza: Jo! Ata kan me nejt te shpia jeme!

Doktori: A kanë shpi ktu?

Vajza: Jo! Kam një shpi ktu te shkolla e bashkume.

Doktori: Jo! Thashë, se gjithë ai staf, që do merret d.m.th, kshuqë, sa t’dush ti, sa të mundesh!

Vajza: Bashkë kur e diskutum herën e fundit, më the 1000!

Doktori: Mirë, mirë! S’ka gjë! Mirë, mirë! Në rregull!

Vajza: Tashti unë kam ardh e përgatime sot, du kto sene t’i mbyllim bashkë!

Doktori: Mirë!

Doktori: Goca shiko! Më prit çik, se ikim te zyra tjetër më mbrapa!

Vajza: Ok!

Në takimin e fundit me doktor Nestin, vajza sjell edhe paratë që një pacient tek pavioni i onkologjikut në QSUT duhet të paguajë për të hyrë pa radhë. 1 mijë Euro të ndara në 800 Euro dhe 255 mijë Lekë të vjetra. Tashmë gjithçka është gati dhe mbetet vetëm paraqitja e pacientit që t’i hapet kartelë dhe të bëhen analizat. Në kamerën e fshehtë shihet edhe momenti kur vajza numëron paratë. Përpos ryshfetit, mjeku i përmend vajzës së i afërmi i saj duhet të paguajë edhe 30 mijë Lekë të vjetra që është pagesë e detyrueshme në spital.

Doktori: Mund të më flasi edhe në Viber në Whatsupp!

Vajza: Ok! Po ashtu, mirë kish me kanë!

Doktori: E vetmja gjë na duhet të marrim një faturë vizite, d.m.th, që është 3 mijë lekë të reja, po e marrim, mund ta marrin dot atëherë, kur të vinë ato?

Vajza: Shiko tashti! Ideja asht, se unë t’i mylli krejta me ty edhe mrapa, kur ata, kur t’vinë, vetëm me vazhdu edhe me bo procedurat!

Doktori: Po pra, po! Na duheshe kjo gjëja! Kjo gjëja, është, duhet të jeni vetë aty, jo unë!

Vajza: Po ai pra, le ta bojnë ai!

Doktori: Po pra, le ta bojë ai! Hajt, se s’është…

Vajza: Atëherë kto janë krejta dokumentat e tij! Unë po t’i japi krejt! Edhe ktu tashti, unë kam …

Doktori: Jo prit, se ……

Vajza: Po, i kam numëru!

Doktori: Jo s;ka gjë! Leji aty tashi!

Vajza: Jo, se i kam gjysmat lekë edhe i kam gjysmat, pjesën tjetër, i kam euro.

Doktori: Leji aty, s’ka gjë!

(Vajza numëron paratë)

Vajza: Ja 800 Euro edhe 255 mijë Lekë. A jena brenda?

Doktori: Po! Ok!

Doktori: Merre mbaj ktë numrin edhe flasim!

Vajza: Tashti edhe numrin e telefonit?

Doktori: Ta shkrujta!

Vajza: A, shumë mirë! Ok!

Doktori: Mirë!

Vajza: Ok!

Doktori: Mirë atëherë, kshuqë, të vijnë të mërkurën! Numrin e ke, kshuqë, le t’më flasi në telefon edhe t’ma thojë! Mirë?

Vajza: Unë t’rri pa merak? D.m.th, e krym?

Doktori: Ishalla! Besoj, se po!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY