“Nuk njohim drejtorin e policise se Tiranes, pergjegjesi personale dhe ligjore”

“Nuk njohim drejtorin e policise se Tiranes, pergjegjesi personale dhe ligjore”

101
0
Shares

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj banoreve te unazes ka rritur zemerimin e selise se PD. Sekretari i Pergjithshem, Gazmend Bardhi tha se nuk e njohim me drejtorine e policise se Tiranes nderkohe nenkryetari i PD tha tha se dhuna e policise nuk po njeh stepje.

Deklarata e Bardhit te komisariati nr 6:

Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtpërdrejt Ministrit të Brendshëm. Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve.

Të jetë i sigurt që luftën që i ka shpallur qytetarëve do ta marrë mbrapsht.

Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetaret.

Deklarata e Palokes ne komisariatin nr 6:

Gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë. Ky kryeministër që ka humbur, jo vetëm toruan, por çdo lloj ndjeshmërie njerëzore, ka arritur ta çojë vendi dhe po e çon çdo ditë e më shumë, drejt një përplasje, që të jem i sinqertë, nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë. Sigurisht që i pari që do të përgjigjet, do të jetë vetë ai, vetë Rama, por pasojat për fat të keq po i vuajnë dhe qytetarët.

Sot, siç jeni në dijeni, protestuesit e Unazës së re kanë dalë në rrugë sepse kanë parë forca të shumta policie në vendin ku protestojnë, ku kanë shtëpitë e tyre, dhe kanë menduar për një moment se policia, siç ka bërë këto ditë te Bregu i Lumit ku hodhi gaz dhe helm mbi fëmijë dhe të moshuar, për të ju prishur më pas shtëpitë, janë ngritur të gjithë dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Një aferë me miliona euro korrupsion, e vërtetuar tashmë nga të gjithë, e bërë publike dhe e denoncuar deri në Amerikë si aferë korruptive, është sot kyçi i gjithçkaje. Rama vazhdon të ngulë këmbë të marrë milionat e korrupsionit, dhe për këtë nuk ndalet para asgjëje. As para dhunës, as para prishjes së shtëpive të këtyre banorëve, as para dhunimit të fëmijëve dhe të moshuarve, siç kanë bërë dhe sot.

Edhe njëherë e përsëris; banorët kanë dalë aty ku protestojnë përditë, sepse kanë menduar se policia ka ardhur të ju prishë shtëpitë. Kanë dalë dhe janë përballur me realitetin e dhunës, ku një polici që vetëm e shqiptarëve nuk mund të jetë më, për të mbrojtur kreun e krimit, kryeministrin e krimit në Shqipëri, janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë. Kanë marrë burra e gra dhe i kanë përplasur në furgonat e policisë dhe tani janë brenda, ku mbahen pa asnjë të drejtë, në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me të drejtën njerëzore.

Pyetje: Zoti Paloka, mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Keni kontaktuar me të?

Paloka: Këta nuk ndalen më para asgjëje. Siç e dini, i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse ka marrë votat e qytetarëve për të qenë deputet, nuk e bën Rama. Ai është deputet i shqiptarëve. Është i mbyllur tani në komisariat, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit, mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë strehën për fëmijët e tyre.

Kjo është mënyra se si vepron kjo qeveri. Të jetë i bindur Rama dhe kushdo tjetër, që do të marrë përgjigjen e merituar. Sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar. Asnjë prej atyre që deri më sot kanë përfunduar në birucat e policisë, nuk është trembur. Ta dijë mirë kryeministri. Jo vetëm nuk i tremb më, por i revolton më shumë këta njerëz dhe vetëm i afron ditët e fundit të vetës së tij dhe të qeverisë së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY