VIDEO/Dalin pamjet e megaoperacionit, si u ndaluan 61 trafikantë

VIDEO/Dalin pamjet e megaoperacionit, si u ndaluan 61 trafikantë

107
0
Shares

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit të koduar “Brezi i Gjelber”, gjatë te cilit janë arrestuar 61 shtetas shqiptar dhe të huaj.

VIDEO

Gjatë kontrolleve në operacionet e zhvilluara janë sekuestruar:

• mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa;
• 1 kg 23 gr. lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• sasi lëndë narkotike çokollatë;
• 10 peshore elektronike;
• sasi fishekësh luftarak;
• 78 telefona celularë;
• 25 automjete të ndryshme;
• sasi të konsiderueshme vlerash monetare si euro, dollarë dhe lekë.

OPERACIONI 

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Në operacion u përshinë Forcat e Njësive Operacionale, forcat policore FNSH si dhe ato të Drejtorive Vendore të Policive Vlorë, Gjirokastër, Fier, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Sarandë. Gjatë operacionit u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Gjatë fazës së hetimeve 10 mujore në bashkëpunim me autoritetet policore greke janë zhvilluar operacione në Shqipëri dhe në Greqi, konkretisht:

Rastet në Greqi:

1. Në datë 06.10.2018, në Igumenicë, u sekuestruan 76 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan në flagrancë tre shtetas shqiptarë:
K. L., banues në Berat., A.K., banues në Sarandë, A. Z., banues në Berat dhe D.B., banues në Sarandë;

2. Më datë 06.12.2018 në rrugën Filiatis – Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 76.7 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;

3. Më datë 13.12.2018 në rrugën Tamastas në Igumenicë, Greqi, u sekuestruan 44.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër;

4. Më datë 23.12.2018 në Athinë, është sekuestruar sasi prej 34 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestuan shtetasit grek S. P., banues në Greqi dhe D. P., lindur në Rumani dhe banues në Greqi;

5. Më datë 15.01.2019, në Smerto, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 35.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa të eksportuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasja shqiptare K. M., banuese në Sarandë;

6. Më datë 21.01.2019 në Sajadhe, Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 22.5 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe u arrestua shtetasi shqiptare L. R., banuese në Sarandë;

7. Më datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi u sekuestrua sasia prej 21.1 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis sativa, të trafikuara nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe janë arrestuar shtetasit shqiptarë Xh. H., banues në Korçë dhe Xh. B., banues në Korçë.

8. Më datë 07.02.2019 në Athinë janë arrestuar shtetasit shqiptar dhe dy shtetas grekë: T. H., banues në Tiranë, A.B., banues në Tiranë, S. T., banues në Delvinë, D. Zh., banues në Delvinë dhe u sekuestruan 249 gr. kokainë, 59,5 gr. Cannabis Sativa, 31 gr. pluhur i bardhë i panjohur, 8 780 Euro, etj;

9. Në datë 05.02.2019 në Igumenicë, Greqi është arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek: A. T., lindur në Shkodër dhe banues në Greqi dhe S. K., banues në Greqi, si dhe u sekuestruan 32,4 kg Cannabis sativa;

10. Më datë 12.02.2019 në Athinë u arrestua shtetasja ruse, I. K., lindur në Rusi dhe banuese në Greqi, u sekuestruan 36 kg Cannabis Sativa;

11. Më datë 23.03.2019 në Igumenicë, Greqi u arrestua shtetasi grek P. D, banues në Greqi si dhe u sekuestruan 66 kg Cannabis sativa;

Rastet në Shqipëri:

1. Më datë 24.11.2018 në Sarandë u arrestuan 3 shtetas shqiptarë E. K., banues në Tepelenë, S. Ç., banues në Tepelenë, A. P., banues në Tepelenë, si dhe u sekuestrua sasia prej 32.3 kg Cannabis sativa;

2. Më datë 16.12.2018 në Durrës, u arrestuan 3 shtetasit A. C., banues në Tepelenë, E. K, banues në Tepelenë, M. A., banues në Durrës, si dhe u sekuestrua sasia prej 202 kg Cannabis Sativa;

3. Më datë 19.12.2018 në Fier u arrestua shtetasi K. Z., banues në Zall Herr, Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia prej 20 kg Cannabis Sativa;

4. Më datë 26.03.2019 në Gostim, Cërrik u arrestuan 3 shtetas shqiptarë Xh. S., banues në Mallakastër, A. T., banues në Fier, J. S., banues në Mallakastër, si dhe u sekuestrua sasia prej 28,6 kg Cannabis Sativa.

Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Në kuadër të këtij hetimi u bashkëpunua me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, dhe më datë 22 dhe 23 janar 2019 u goditën 6 anëtarë të grupeve të skeduara kriminale, shtetasit:
• I. K., banues në Tiranë;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. C., banues në Memaliaj;
• D. N., banues në Memaliaj;
• A. I., banues në Memaliaj;
• E.H., banues në Tiranë.

Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim.

Në vijim të këtij procedimi, në datë 6 maj 2019, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendimet penale për caktim masash sigurimi “Arrest në burg” për 26 shtetas si dhe masat e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” për 2 shtetase.

Gjatë operacionit ku angazhuan qindra forca policie u kapën dhe u ndaluan 14 shtetas si dhe janë ushtruar rreth 30 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Ekzekutimet e vendimeve janë bërë për të arrestuarit e mëposhtëm, të cilët akuzohen për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, konkretisht:
• P. N., banues në Sarandë;
• M. J., banues në Sarandë;
• O. Y., banues në Sarandë;
• B.Y., banues në Vlorë;
• A. H., banues në Gjirokastër;
• E. Ll., banues në Fier;
• T. L., banues në Gjirokastër;
• E. Xh., banues në Sarandë;
• M. M., banues ne Tiranë;
• K. S., banues në Korçë;
• F. Ll., banues në Sarandë;
• A. Xh., banues në Sarandë;
• A. Zh., banues në Sarandë;
• D. Xh. banues në Gramsh.

U ekzekutuan 2 masa të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetaset:
• J. J, banuese në Sarandë;
• S. H, banues në Kuçovë.
U ekzekutuan 4 masa të sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit e mëposhtëm, pasi në momentin e daljes së masave të sigurisë këta shtetas ndodhen të arrestuar në burg:
• K. Z., banues në Tiranë.
• E. H., banues në Tepelenë.
• D. N., banues Tepelenë.
• A. C., banues në Tepelenë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY