Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TAKIMI ME MERKEL/ Klajda Gjosha “bën lojëra fjalësh”…, por Edi Ramën nuk e konfirmon

29/11/2016
TAKIMI ME MERKEL/ Klajda Gjosha “bën lojëra fjalësh”…, por Edi Ramën nuk e konfirmon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Integrimit ka dalë sot para medieve, për të sfumuar dështimin e djeshëm të Edi Ramës në takimin me Angela Merkel. Ndërsa kryeministri shqiptar priste dje një “fjalë të mirë” nga kancelaria gjermane, për një rekomandim të mundshëm pozitiv për hapjen e negociatave me BE, kjo nuk ndodhi.
Përpjekja e djeshme  taulant Ballës, për “ta shitur” dështimin si meritë, nuk e ka bindur Edi Ramën, i cili sot nxori ministren e tij të Integrimit…
Dhe ministrja, nuk priste të thoshte ndonjë gjë ndryshe…, veç duke pretenduar se kushti i vetëm është “Vetting”-u. Dhe këtë e bëri mes lojëra fjalësh, duke “i klasifikuar” kushtet e tjera, si “kritere”.
“Zgjedhjet nuk janë kusht por kriter që duhet të plotësojmë. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Duhet që reforma zgjedhore të përfundojë sa më shpejt”.
Duke iu referuar qëndrimit të deputetit gjerman Krichbaum  ministrja Gjosha u shpreh se, “nuk jemi në fazën e vendimmarrjes së parlamentit. As nuk duhet të habitemi  as të abuzojmë me qëndrimet e deputetëve. Për ta është një proces i natyrshëm politik. Prandaj ne duhet të fokusohemi në procesin tonë”.
Por në daljen e saj publike, Gjosha, gjithsej u tregua më e përgjegjshme dhe e rezervuar, e thënë ndryshe më “me këmbë në tokë”, kur erdhi fjala dhe u pyet për afatet e marrjes së rekomandimit për çeljen negociatave.
Klajda Gjosha “e kujdesshme”, nuk dha afat, duke mos konfirmuar “muajin dhjetor”, të cilin jo më larg se dje, e shprehu nëpërmjet “Facebook”, kryeministri i saj Edi Rama.
“Në këtë fazë nuk mund të parashikojmë afate. Por, më shumë se afatet, e rëndësishme është ecuria e procesit”, u shpreh Gjosha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.