FOTO/Kërkonte të fitonte sa më shumë lekë, punonjësja e administratës shet video...

FOTO/Kërkonte të fitonte sa më shumë lekë, punonjësja e administratës shet video erotike

189
0
Shares

Kjo është historia e pazakontë e një punonjëse e cila për të fituar sa më shumë lekë, filloi të shiste video erotike. Por, nisma e saj ka përfunduar keq, pasi atë e pushuan nga puna, sapo fotot u bënë publike.

Ngjarja ka ndodhur në komunën  La Plata në Argjentinë. Sonia Pellizzari 28 vjeç thotë se rroga e saj nuk është e lartë dhe për këtë arsye ka shitur në internet foto dhe video personale erotike.

Ajo tregon se fotot i ka bërë gjatë kohës së lirë dhe paratë që ka fituar prej tyre e kanë ndihmuar që të përballojë taksat për studimet që ndjek dhe qiranë e banesës. Sonia filloi punë në zyrat e komunës La Plata në vitin 2011 dhe mesa duket të gjithë kolegët e saj ishin në dijeni se çfarë bënte 28-vjeçarja në kohën e lirë.

Sofia mohon pretendimet se ajo është prostitutë. “Nuk dua të tregoj sa fitoj nga videot, por janë shumë. Dhe i përdor për të paguar qiranë dhe gjëra të tjera”, u shpreh 28-vjeçarja për mediat lokale.

Eprorët e saj në punë thanë se arsyeja që u shkarkua nuk ishte për shkak të përmbajtjes së videove që Sonia bënte. Ata thonë se 28-vjeçarja shpenzonte shumë kohë gjatë mbrëmjeve dhe në fundjavë duke realizuar videot, dhe kjo ndikonte negativisht në performancën e saj në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY